“Unë do t’ju vras. Dhe jo me thikë…”, arrestohet shqiptari që kërcënoi belgët

0
209

Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia belge pasi kërcënoi me vdekje dy të rinj belg përmes Facebook-ut.

“Unë do t’ju vras. Dhe jo me thikë. Vëllai im është në burg, por unë jam ende këtu”, thotë shqiptari Ardian A.

20-vjeçari është përpjekur të hakmerret për vëllain e tij të vogël 16-vjeçar, i cili u arrestua pak ditë më parë pasi sulmoi me thikë pikërisht dy të rinjtë belgë pas një konflikti mes tyre.

Ngjarja ndodhi ne qytetin Ninove në afërsi me Brukselin. Dy 24-vjeçarët belgë bënë denoncim në polici pas kërcënimit.

I riu shqiptar, më herët kishte publikuar në Facebook një foto të flamurit shqiptar dhe dy pistoleta.

Partia opozitare në Ninove ka akuzuar kryetarin e bashkisë për rritje të kriminalitetit, duke thënë se shkak për këtë është prania e vogël e policisë./klan

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here