Komisioni i Venecias për “Vetting”-un, zbulohet drafti: ‘Gjuhë direkte’ pro ligjit

0
191

Opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias publikohet të shtunën, por Top Channel ka siguruar një prej faqeve të përgjigjes që ekspertët e Venecias do t’i japin Gjykatës Kushtetuese. Bëhet fjalë për një pjesë e përgjigjes për pyetjen e pestë të gjykatës, një dokument të plotë me të pesta kërkesat e Gjykatës Kushtetuese për Venecian. Kjo pyetje lidhet me shqetësimin e ngritur nga opozita dhe gjyqtarët se ligji i Vettingut cënon Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, përsa i përket respektimit të jetës private dhe familjare të gjykatësve dhe prokurorëve.

Sipas dokumetit që Top Channel disponon, përgjigja e kësaj pyetjeje, mesa duket është në favor të ligjit të Vettingut. Komisioni i Venecias nuk shikon shqetësues faktin se prokurorët dhe gjyqtarët duhet të deklarojnë për të kaluarën e tyre konktatet me persona të krimit të organizuar.

ligji

“Forma e përcaktuar në Aneksin 3 të ligjit të vettingut kërkon që personi të deklarojë, nëse ka patur kontakte te papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar dhe të listojnë këto kontakte. Qoftë edhe një kontakt i vetëm kërkohet për t’u deklaruar. Nuk do të ishte një detyrë vecanerisht e vështirë për të plotësuar këtë deklaratë, vec nëse ky është një gjykatës apo prokuror, kontaktet e te cilit me krimin e organizuar janë shume të zgjeruara”, thuhet aty. Ajo çfare mbetet ende e paqartë është nëse Venecia në pjesën tjetër të opinionit bie apo jo dakort me disa masa të tjera shtrënguese të kundërshtuara në Gjykatën Kushtetuese dhe që kanë lidhje me jetën private dhe familjare të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Megjithatë, gjuha e përdorur nga Venecia në këtë faqe që Top Channel disponon, nuk lë shteg për hapësira interpretimi tek vlefshmëria e formularëve të vetëdeklarimit për kontrollin e figurës apo të pasurisë, edhe kjo një pjesë shumë e rëndësishme e ligjit të Vettingut. Megjithëse thelbi i pyetjes së opozitës është më i gjerë, gjuha e përdorur nuk lë shumë shteg për dyshime dhe konfirmon zërat që qarkullojnë prej disa ditësh nga e majta dhe e djathta, se edhe qëndrimi final do të jetë pro këtij ligji.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here