Tentativa për grusht shteti, arrestohet këshilltari i kreut të opozitës turke

0
177

Vijojnë arrestimet në Turqi pas tentativës së dështuar për grusht shteti korrikun e kaluar, kur ushtria tentoi të rrëzoje qeverinë. Autoritetet kanë ndaluar këshilltarin e kreut të opozitës turke, pasi dyshohet si pjesëmarrës në tentativën për grusht shteti.

Gazeta turke “Hurriyet” raporton se  Fatih Gursul është ndaluar nën dyshimin se ka përdorur aplikacionin për dërgimin e mesazheve përmes telefonit të mençur “ByLock”.

Ky aplikacion është përdorur si mjet komunikimi nga përkrahësit e Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson për tentativën e grushti të shtetit në korrik 2016.

Në një konferencë për mediat në ndërtesën e parlamentit, nënkryetari i partisë opozitare, Partia Republikane e Popullit (CHP), Ozgur Ozel, ka thënë se Gursul është këshilltar i lartë pa pagesë i kryetarit të kësaj partie, Kemal Kilicdaroglu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here