Manjani: Burgu duhet të jetë mjeti i fundit

0
151

“Burgu duhet të jetë mjeti i fundit. Në ndryshimin e Kodit Penal, askush nuk mund të burgoset për pamundësi të shlyerjes së detyrimeve kontraktuale”. Kështu u shpreh ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një konferencë të përbashkët me OSBE ku u diskutua mbi dënimet alternative.

Manjani garantoi se burgu do të jetë mjeti i fundit dhe ndëshkimet për disa vepra penale do të realizohen përmes dënimeve alternative që mund të jenë, bllokimi i pasaportës, hipoteka e shtëpisë, ushtrimi i detyrës publike janë forma dënimi që mud të aplikohen dhe jo direkt burg”.

Sipas Manjanit, janë mbi 6 mijë persona në burg ku vetëm 3200 ndodhen në paraburgim.

“Nuk mundet më që në konstatimet e para të luhet me nenin 27, dyshim i arsyeshëm, Ky nen është bërë si bukë me djathë”.

Sipas ministrit Manjani, futja në burg e personave që kanë kryer vepra të lehta penale i bën njerëzit kriminelë me zor.

“Një person futet në burg me 1 profesion e del me 3, ky dy të tjerat janë profesione krimi”.

I pranishëm në këtë konferencë ishte dhe Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla që u shpreh dakort me nismën e Manjanit mbi dënimet alternative.

“Ne jemi bashkuar nismës për dënimet alternative. Dënimin alternativ, e kemi kërkuar 30 % më shumë përgjatë 2016-ës në vitet e mëparshme. Kosto e një të burgosuri e shqetësim për shoqërinë”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here