Horoskopi 6 dhjetor 2016

0
285

Dashi – Nëse mund ta imagjinoni, atëherë mund ta arrini. Mund të tingëllojë si e çuditshme, apo e pabesueshme, por nuk është kështu. Ndaj merrni një minutë kohë dhe imagjinoni atë që dëshironi me detaje. Më pas merrni një copë letër dhe bëni një listë. Asgjë nuk është e pamundur dhe nëse i keni idetë e qarta dhe e nisni me këmbë të mbarë mund të arrini gjithçka.

Demi – Një person me autoritet që kohët e fundit nuk ka qenë shumë prezent do të vijë dhe do të jetë i drejtpërdrejt, por nuk keni arsye për t’u shqetësuar. Do të merrni një lajm të mirë, sidomos nëse do të merrni guximin për ta nisur ju bisedën. Mbrëmja paraqitet mjaft interesante në aspektin sentimental.

Binjakët – U bë shumë kohë që mendoni dhe shpresoni për të vepruar e për ta marrë situatën në dorë. Ka ardhur momenti që të mos humbi më kohë në mendime për t’i bëni gjërat realitet. Nuk është e vështirë dhe do keni edhe mbështetjen e atyre që ju rrethojnë.

Gaforrja – Shtëpia juaj është e ngrohtë dhe të gjithë duan gjithmonë të vijnë tek ju. Megjithatë kohët e fundit kjo ka nisur t’ju bezdisë pasi ju mungon privatësia që aq shumë keni përzemër. Gjeni një mënyrë të butë për t’i thënë të tjerëve që ju duhet pak kohë për veten, mos u tregoni të prerë dhe të ashpër.

Luani – Ditët e fundit nuk jeni në formën fizike më të mirë, ndaj është e këshillueshme të bëni pak pushim. Sa i përket punës, bëni mirë të tregoheni pak më të rezervuar, mos i besoni verbërisht atyre që ju rrethojnë. Dëgjoni këshillën e një miku, pasi mund të jetë me vend.

Virgjëresha – Romanca dhe pasioni do të mbizotërojnë sot. Kohët e fundit jeni marrë me problemet e dikujt tjetri dhe ka ardhur koha të distancoheni. Shpenzoni kohë me partnerin, vetëm ju të dy. Ndonjëherë miqtë, sado të dashur e të afërt duhen lënë mënjanë.

Peshorja – Hidhini pas krahëve ditët e fundit dhe fokusohuni tek dita që keni përpara që do të jetë interesante dhe e pazakontë. E sa i përket interesantes, bëhuni gati për të takuar dikë që nuk ka asgjë të përbashkët me ata që ju rrethojnë. Do ta takoni këtë person në rrethana të pazakonta, e do t’ju duket gati koiçidencë.

Akrepi – Në punë gjërat shkojnë më së miri dhe sot dita do të nisë mbarë. Të tjerët e vlerësojnë mendimin tuaj, ndaj mos u kurseni dhe ndani eksperiencat me ta. Kushtojini pak më shumë rëndësi shëndetit, pasi e keni lënë veten pasdore kohët e fundit.

Shigjetari – E keni shumë të lehtë të jeni në qendër të vëmendjes dhe ta mbani këtë pozicion. Por bëni kujdes, dikush tjetër ju studion prej kohësh dhe do të tentojë t’ju zerë vendin. Sido që të jetë, ruani qetësinë dhe mbani të njëjtin ritëm, në këtë mënyrë e vetmja gjë që të tjerët do të arrijnë do të jetë dështim.

Bricjapi – Pas disa ditësh të mbushura me tension dhe peshë mbi supe, sot dita do të jetë më e lehtë dhe do të ndiheni si njeri tjetër. Edhe në shtëpi, problemet që ju kanë shqetësuar gjatë ditëve të fundit do të largohen. Në mbrëmje mos u merrni me biseda serioze, shijojeni darkën dhe bisedoni me partnerin për çështje interesante që nuk kanë lidhje me punën apo paratë.

Ujori – Mjaft shpenzuat kohë duke u shqetësuar. Është momenti që të merrni vendime dhe të largoni frikën që ju ka pushtuar kohët e fundit. Besojini inteligjencës që ju karakterizon dhe veproni me anë të saj, gjërat do të duken më të lehta dhe vendimet më të drejta.

Peshqit – Sot mos qëndroni në shtëpi. Takoni miq dhe dilni, qoftë edhe për një shëtitje. Sa i përket mbrëmjes, dedikojani atë partnerit. Nëse keni punë përpiquni t’i mbylli sa më parë dhe jepini kohë vetes për t’u shplodhur e argëtuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here