Përkthimi nga EURALIUS, Ambasadori lu mbron BE: Politikanët gënjejnë se u përkthye gabim

1
218
Ambasadori Amerikan ne Tirane, Donald Lu, gjate nje pritje te organizuar ne Pallatin e Brigadave me rastin e 15 vjetorit te Avokatit te Populli./r/n/r/nAmerican Ambassador in Tirana, Donald Lu, during a reception at the Palace of Brigades organized on the occasion of the 15th anniversary of the Ombudsman.

Në kulmin e debatit politik për gabimet në përkthimin e ligjit të Vettingut, ambasadori amerikan në vendin tonë, Doland Lu ka shpërthyer sot në akuza, për histori të sajuara dhe gënjeshtra kundër atyre që ai i ka cilësuar politikanë të shqetësuar nga përballja me zbatimin e reformës.

 

Në një simpozium kundër korrupsionit, teksa mbajti fjalën e rastit, Donald Lu numëroi kostot e larta që ka për cdo familje shqiptare korrupsioni në nivele të lartë të vendit.

“Cdo familje ka histori për të treguar se si korrupsioni i ka prekur jetën, disa ankohen për tatimorë të pangopur që i detyrojnë të mbyllin bizneset, të tjerë flasin për biznesmenë të korruptuar që krijojnë monopole apo korruptojnë politikanë, se si gjykatës kërkojnë para, seks ose favore për vendim gjyqësor korruptiv”- tha ambasadori.

Duke u ndalur në votimin e reformës në korrik nga ana e Kuvendit dhe teksa theksoi rëndësinë e madhe të krimit të strukturave SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, Lu shpërtheu në akuza.

“Këto institucione do sigurojnë pavarësi të hetimit për të kapur krerët e krimit të organizuar dhe zyrtarë të lartë të korruptuar, do ta bëjnë këtë me mbështetjen e SHBA. Kjo do funksionojë nëse populli kërkon rezultate nga kjo, duhet të prisni që shumë prej kontrabandistëve të drogës dhe krerë të krimit të futen në burg, politikanë të lartë të korruptuar nga e djthta edhe majta të përballen me drejtësinë dhe që kontrabandistë droge, krerë të krimit dhe politikanë, gjykatës e politikanë të korruptuar të jenë të shqetësuar. Sot shohim prova se këta janë të frikësuar dhe po përpiqen të luftojnë kundër kësaj reforme, për shkak të frikës po sajojnë historinë dhe thonë gënjeshtra për ambasdoren e BE, EURALIUS dhe Kushtetuesen. Sikurse e tha vetë kreu i gjykatës Dedja, gjykata ka dërguar përkthim të rishikuar në komisionin e Venecias dhe asnjë nga dallimet e përkthimit nuk ishte plotësuar”- tha Lu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Shko more LU se mjaft hengre leket e Shqiptareve. Edi Rama qe te paguajne ja ka vjedhur popullit. Kete muaj qe te ka mbetur duhet te kujdesesh te sistemosh veten per pensionin ne ndonje ishull tropikal sikurse te gjithe dipllomatet qe kane sherbyer ne Shqiperi (perjashtim vetem Foresti dhe Gabriela).Ti nuk e perjetson dot sundimin e komunisteve dhe te klysheve te tyre ne Shqiperi. Mjaft vuajti populli yne nen kete fare te keqe per 75 vjet. Me 20 Janar merr fund regjimi komunist bashke me ty.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here