Rrugët, ja segmentet që parashikohen të jepen me koncesion

0
352

Duke qenë se fondet publike janë të limituara dhe hapësirat për të marrë borxh të ri për investime gjithashtu, qeveria planifikon të ndërtojë 6 projekte kryesisht të infrastrukturës, rrugore me koncesion te formës Partneritet-Publik-Privat. Sipas planit të Ministrisë këto projekte do të ndërtohen nëpërmjet financimit publik-privat deri në vitin 2020, por në rast se nuk gjenden partnerë në investime dhe financime ato do të shtyhen.

Behët fjalë që të jepet me koncension PPP, dyfishimi i segmentit të rrugës Fushë-Krujë-Thumanë. Projekti i dytë është By-pass-i i Tiranës, i treti është ndërtimi i by-passeve të Tepelenës, Elbasanit, Lezhës dhe Gjirokastrës. Projekti i katërt është përfundimi i urës dhe Tunelit në Morinë –Kukës. Projekti i pestë është dyfishimi i rrugës Milot-Rrëshen dhe projektimi i detajuar për ndërtimin e segmentit të rrugës së Arbrit.

Për vitin që vjen sipas programimeve nnë projektbuxhet vepra që merr “pjesën e luanit”  nga fondet publike është rruga Qukës-Qafë Plloçe, e cila vitin e ardhshëm financohet me 2.73 miliardë lekë ose mbi 22 milionë dollarë. Ky aks ka nisur vitin e kaluar dhe sipas programit buxhetor afatmesëm përfundon në 2018-n. Projekti i dytë me financimin më të madh është sërish në Qarkun e Korçës. Bëhet fjalë për rrugën, Qafë Thanë-Lin-Pogradec, që në vitin 2017 merr 1.3 miliardë lekë ose mbi 10 milionë dollarë. Edhe ky projekt është ekzistues. Ai ka nisur në vitin 2013 dhe përfundon në 2019-n.

Tiranë-Elbasan dhe Rruga e Kombit janë dy projekte të tjera që do të vazhdojnë të marrin sërish para nga buxheti. Sipas listës së investimeve, për Tiranë-Elbasan do të shpenzohen 1.25 miliardë lekë, ndërsa për Fushë Krujë-Milot Morinë do të paguhen vitin tjetër 1.23 miliardë lekë. Të dy veprat sipas Ministrisë së Financave përfundojnë në vitit 2018.

By-passi i Vlorës dhe ai i Fierit, do të marrin respektivisht 250 dhe 900 milionë lekë. Të dy veprat vazhdojnë të zvarriten prej vitesh dhe sipas listës së investimeve nuk pritet të përfundojnë para vitit 2019. Fushë Krujë-Thumane dhe Skrapar-Përmet janë dy rrugë projekte të tjera që vazhdojnë, por financimi për to është më i ulët. Në total Ministria e Transportit pritet që vitin e ardhshëm të marrë 27 miliardë dhe pas rrugëve sektori më i financuar janë ujësjellësit që marrin mbi 8 miliardë lekë për vitin e ardhshëm

Objektet të infrastrukturës rrugore të programuara për tu ndërtuar me koncension deri me 2020

1-  Dyfishimi i segmentit të rrugës Fushë-Krujë-Thumanë

2- By-pass-i i Tiranës

3- Ndërtimi i by-passeve të Tepelenës, Elbasanit, Lezhës dhe Gjirokastrës.

4- Përfundimi i urës dhe Tunelit në Morinë –Kukës.

5- Dyfishimi i rrugës Milot-Rrëshen

6- Projektimi i detajuar për ndërtimin e segmentit të rrugës së Arbrit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here