Ligji i ri, kërkohet rikthimi i Institutit të Hidrokarbureve

0
323

Qeveria ka çuar një projektligj të ri për hidrokarburet në Parlament, i cili ndër të tjerash rikthen pas 10 vitesh Institutin Shkencor të Hidrokarbureve. Ministria e Energjetikës në relacionin përkatës sqaron se Instituti do të funksionojë si institucion këshillimor i shtetit shqiptar për të gjitha problemet shkencore në fushën e hidrokarbureve.

Po kështu jepen edhe detyrat që ky institucion do të kryejë, si: realizimi i studimeve, analizave, konsulencës, oponencës, monitorimi në interes të organeve dhe institucioneve shtetërore gjatë kryerjes së operacioneve hidrokarbure për kërkimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në territorin shqiptar si dhe në sektorët e përpunimit, transportimit, depozitimit e tregtimit të lëndëve dhe produkteve hidrokarbure.

Është përcaktuar se për realizimin detyrave të përcaktuara në këtë ligj, Instituti Shkencor i Hidrokarbureve administron të dhënat gjeologogjeofizike, teknike, ekonomike, duke realizuar ekskluzivitetin e pronësisë së shtetit mbi të dhënat që lidhen me veprimtaritë e kërkimit dhe të prodhimit të hidrokarbureve në Shqipëri, ato historike dhe të krijuara rishtas në sektorin e hidrokarbureve.

Sipas qeverisë, krijimi i strukturës së re vjen jo në kuptimin e rolit të tij për edukimin apo ndonjë qëllim tjetër të kësaj natyre, por vetëm në kuptimin e një strukture shkencore të mirëfilltë teknike për sektorin e hidrokarbureve, tashmë pas një periudhe mungese të tij prej 10 vitesh.

Një objektiv i projektligjit të propozuar është edhe trajtimi i marrëdhënieve të pronësisë në të njëjtën mënyrë si dhe është trajtuar në ligjin për partneritetin publik dhe privat, duke ndryshuar nenin 10 të ligjit në fuqi. Janë bërë edhe disa saktësime të tjera që lidhen me nenin 12 të ligjit ekzistues për të reflektuar situatën aktuale të aktivitetit të shoqërisë “Albpetrol”, sh.a./standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here