Konventa e LSI, deputeti gjerman: Meta lider kyç në Ballkan

0
272

Konventa Kombëtare Zgjedhore e Lëvizjes Socialiste për Integrim, që nisi punimet ditën e sotme, e përshëndeti edhe deputeti i Bundestagut, Tobias Zech i cili vjen nga radhët e CDU-së.
Ai vlerësoi rolin konstruktiv të LSI-së në procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Gjatë fjalës që mbajti në Konventën e LSI-së, Tobias Zech tha se kryetari i partisë, Ilir Meta, është lider kyç i Ballkanit”.

“Ju jeni lider kyç në Ballkan dhe jemi të sigurt për punën që do bëni”, tha Zech. Zyrtari gjerman shprehu mbështetjen e partisë së tij në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian tha se CDU mbështet reformat që qeveria e majtë ka ndërmarrë për t’ju afruar kësaj prespektive.

Konventa e LSI-së do të zgjasë dy ditë, ku do të zgjidhet kupola e re drejtuese, Sekretari i Përgjithshëm dhe nënkryetarët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here