Basha: Në 2017-ën do jemi përballë dyshes, mbështesim Nishanin për president

0
193

 

Kreu i PD-së Lulzim Basha ishte i ftuar dje në emisionin “Opinion” ku përballë gazetarëve komentoi zhvillimet më të fundit në vend. Ai foli lidhur me çështjen e negociatave, reformën në drejtësi, koalicionin e ardhshëm, zgjedhjet e 2017-ës si edhe situatën e brendshme në PD.

 Basha për negociatat

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ftuar në emisionin ‘Opinion’ ka theksuar se Partia Demokratike është pro hapjes së negociatave, por këtë gjë po e pengon Edi Rama. Basha është shprehur se kreu i qeverisë e ka përjashtuar PD-në nga votimi me konsensus të ligjeve të Reformës në Drejtësi. “Përgjigja e shkurtër është absolutisht po. PD-ja ka dhënë kontributin. Në se do të ishte në dorën time do të firmosja që tani hapjen e negociatave. Por, nuk është në dorën time. Diskutimi i vërtetë sot nuk është do apo nuk do PD-ja hapjen e negociatave, por se çfarë duhet të bërë që ato të hapen. Shqiptarët e dinë se zbatimi i Reformës në drejtësi është shumë i rëndësishme. Diçka pozitive është fakti se palët politike kaluan në mënyrë unanime Reformën në Drejtësi. Por ka pasur probleme me ligjet që duhet të kalonin me konsensus. Rama vendosi që ta përjashtojë opozitën nga hartimi i këtyre ligjeve.”, tha Basha. Më tej Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka qenë në dijeni se negociata nuk do të hapen. Basha tha se kryeministrit i është thënë që nuk do të hapen negociatat para vizitës së tij në gjermani, ku takoi dhe kancelaren Merkel. Po ashtu në dijeni të këtij fakti, sipas Bashës, ka qenë edhe ai vetë pasi është informuar nga kancelaritë evropiane. “Edi Rama e ka ditur se negociata nuk do të hapeshin dy ditë para se të shkonte në Gjermani. Jam informuar dhe unë se negociata nuk do të hapeshin. Ministrit të jashtëm të Shqipërisë i është bërë e ditur që para një jave nga ministri i Jashtëm gjerman se nuk do të ketë hapje të negociatave për Shqipërinë. “, tha Basha. Në vijim të emisionit Basha i është përgjigjur pyetjes se çfarë po e pengon hapjen e negociatave për në BE. Basha theksoi se Partia Demokratike ka lindur si një parti pro Evropës dhe ka lindur me sloganin ta bëjmë; “Shqipërinë si Evropa”, ka dhënë kontributin e saj si në qeverisje dhe si tani në opozitë dhe qëndrimi i PD-së, si dhe qëndrimi im personal, nëse do të ishte në dorën time, do të ishte firmosja për hapjen e negociatave. Më tej, ai theksoi se hapja e negociatave nuk është në dorën e tij, po është në dorën e vendeve të anëtarëve të BE-së, u shpreh Basha. Gjithashtu Basha ka folur dhe për deklaratat e Krichbaun. “Nuk ka pasur asnjë entuziazëm nga ana e opozitës. Shqetësim dhe turpërim. Pas gjithë këtyre viteve përpjekje, me zigzaget e tyre, jemi kthyer në një pikë ekzistenciale të futjes së Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ka të bëjë me problemet reale që ka të bëjë Shqipëria. Diskutimi i vërtetë sot është, do apo nuk do, PD-ja për hapjen e negociatave. Ajo e ka dëshiruar, e ka kërkuar dhe ka lobuar për këtë. Por diskutimi i vërtetë është se çfarë po e pengon hapjen e negociatave dhe çfarë duhet të bëjmë që Shqipëria të ecë përpara. Partia demokratike ka qenë dhe është pro vetingut, e them këtu para shqiptarëve. Kur zoti Rama e ka ditur që negociatat nuk hapen, pse gjithë ai tërbim ndaj Krichbaun” tha Basha.

Basha për reformën në drejtësi

Kreu i Opozitës, Lulëzim Basha gjatë përballjes me gazetarët në emisionin ‘Opinion’  u është përgjigjur akuzave se PD-ja po pengon Integrimin e Shqipërisë në BE. “Vendet e Bashkimit Evropian ashtu si shumica e qytetarëve të ndershëm shohin me shqetësim një Shqipëri të mbytur nga droga, një politike të depërtuar nga krimi, korrupsion të nivele të larta, dhe kjo nuk është vetëm dukuri, këto shkatërrojnë premisën për standardin evropian në jetën e çdo shqiptari.”- ka thënë ai duke treguar kështu se janë edhe vendet e tjera të BE që përbëjnë pengesë për hapjen e negociatave.  Basha e ka quajtur absurde që të pengoi Integrimin dhe Reformën në Drejtësi, duke theksuar se një jurist i diplomuar në Holandë, siç është ai, të ishte kundër reformës në Drejtësi.  “Ore është absurde kjo që thoni! Lulzim Basha një jurist i diplomuar në Holandë kundër reformës e një tufë kriminelësh me katërvjeçare pro saj?!”-  ka përfunduar ai duke krahasuar edhe disa deputetë të tjerë të PD me ata të qeverisë. Lulzim Basha, ka thënë edhe një herë se opozita është pro ligjit të vettingut. Sipas tij ata kërkojnë që politikanët të përballen me drejtësinë. “Jemi shumë krenarë që kontribuuam për një drejtësi që nuk është e kontrolluar nga Kryeministri”- ka thënë Basha për këmbënguljen e tij për amendamentet kushtetuese.  Ai ka theksuar zotimin e Ramës për shtatë ligjet që do ti bënte në konsensus me opozitën, por sipas tij ai e ka shkelur.

‘Kanabisi’, Basha: Ky fenomen po e përpinë Shqipërinë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka komentuar lidhur dhe me fenomenin e kanabisit në Shqipëri. Ai është ndalur edhe në lajmin e dhënë nga gjigandi mediatike, BBC që raportoi se Shqipëria është një nga vendet kryesore të prodhimit të kanabisit në Evropë. Basha tha se ky është një problem shumë i madh për shoqërinë shqiptare, madje kjo gjë, sipas tij; duhet të na bashkojë të gjithëve dhe jo të na ndajë. Ai tha se është ky momenti që ne duhet të bashkohemi, pasi kjo gjë do ta përpijë të gjithë Shqipërinë dhe madje edhe po e përpinë.

Basha për mandatin e kryetarit të partisë

Për Lulzim Bashën ditët e sotme shpërblehet e keqja dhe ndëshkohet e mira. Ai ka pranuar se është Partia Demokratike ka një pjesë të fajit në këtë sistem që është krijuar. Ai ka treguar edhe një herë për propozimin e tij të ri lidhur me kufizimin e mandatin të kryetarit të partisë nga katër vjet në dy, në mënyrë që kushdo ka kundërshtime dhe mendime të ndryshme ta sfidojë atë dhe të garojnë si të barabartë. “Partia Demokratike është hapur. Kushdo që të do të garojë nesër për poste të ndryshme nuk do të ketë asnjë pengesë. Kështu funksionon në perëndim. Do ti propozoj këshillit kombëtar të kufizohet mandati i kryetarit të partisë nga 4 vite në dy vite, dhe maksimumi që një kryetar partie të marrë mandate të jetë, jo më shumë se 8 vite.”- ka treguar ai për vizionin e tij për Partinë Demokratike.

Basha: Mbështesim Nishanin për rikandidimin. Me LSI, jo koalicion

Lideri i opozitës deklaroi gjithashtu se PD-ja do të mbështesë rikandidimin e Bujar Nishanit për një mandat të dytë si President Republike. “Meqenëse Presidenti Nishani ka shprehur dëshirën për të rikandiduar ne do ta mbështesim atë”, – tha Basha. Ndërkohë ai konfirmoi se opozita shqiptare është e vendosur të mbështesë integrimin e Shqipërisë. a. I pyetur per nje emer ne rast se mazhoranca kerkon President konsensual, Basha tha se eshte heret per te folur mbi kete teme. Lidhur me nje koalicion te mundshem me LSI-ne, Basha tha se PD-ja nuk do t’i afrohet ish-partnerit te saj ne qeveri. “Me Meten nuk ka koalicion. Madje, nuk ka patur asnje flirt me te per mocion kunder Rames”, tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here