Udhëtonin me mjet të blinduar në Vorë, nga kontrolli i policisë u gjendet dhe armë

0
171

Një i ri ka rënë në prangat e policisë, ndërsa dy persona të tjerë janë proçeduar në gjendje të lirë pasi po lëvizinin me automjet të blinduar.

Policia thotë se “me datë 28.11.2016 rreth ores 23:30 në vendin e quajtur Rruga” Unaza” në Vorë, është bërë ndalimi e me pas kontrolli i mjetit tip “Toyota” të blinduar ku kanë qënë duke udhëtuar tre shtetas, Xhoni Asllanaj, 20 vjeç, banues në Tiranë (Vorë), i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhje”, J.Daçi 20 vjeç, banues në Vorë (Tiranë), i dënuar më parë dhe A. Kovaçi (Xhabafti) 44 vjeç, banues në Vorë”

Arrestimi dhe proçedimi ne gjendje te lire i këtyre shtetasve u bë pasi nuk i janë bindur punonjësve të policisë me anë të veprimeve të tyre.

Gjatë kontrollit të ushtruar në cantën e dorës së shtetasit Xhoni Asllanaj u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri e tipit pistoletë e markës HS2000 si dhe një krehër me 15 fishekë kalibër 9mm.

Policia bëri dhe bllokimin e  mjetit, ndërsa vuri në pranga Xhoni Asllanaj për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.

Ndërkohë për dy të tjerët policia nisi procedim në gjendje të lirë për  “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here