Autore e 13 librave, e paralizuar si pasojë e një sëmundje të rëndë dhe as nuk flet

0
241

Ndonëse e paralizuar si pasojë e një sëmundje të rëndë, ajo kurrë nuk ka reshtur së jetuari.

Elma Rustami nga Kruja ka promovuar librin e saj të trembëdhjetë, i titulluar “Dymbëdhjetë shtigje në ese”.

Libri u prezantua në gjimnazin “Skëndërbeu” në vendlindjen e saj në Krujë që shërbeu dhe si një pikë takimi e shkrimtares së re me bashkëmoshatarët.

Besa Sheta: Elma ishte shoqja ime nga klasa e parë në të dymbëdhjetën. Kështu që kuptohen emocionet e ditës së sotme.

Elma ka një mendje me të vërtetë brilante, ishte ndihmësja jonë gjatë gjithë viteve të shkollës.

Babai i Elmës: Megjithë peshën e rëndë të fatit që Zoti e ka privuar, ajo nuk e ndjen. Por mund të them se jeton më mirë se ne sot.

40-vjeçarja, Elma Rustami ka zgjedhur ta sfidojë jetën duke jetuar me pasionin që karakterizon shpirtin e shkrimtares.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here