Aksident në zonën e Saukut, plagoset rëndë shoferi

0
211

Aksident në zonën e Saukut në Tiranë. Një shofer është përplasur me makinë pas një shtylle betoni duke marrë lëndime të rënda në kokë.

Por nuk mbaron këtu. I plagosuri nuk pranon të thirret ambulanca e as t’i jepet ndihma e specializuar mjekësore.

Mesa duket ka ende persona të cilët nuk janë deri në fund të ndërgjegjësuar për rëndësinë e shëndetit dhe lëndimeve që në dukje mund të jenë të vogla por në fund rezultojnë edhe fatale, siç ishte një rast në Vlorë para disa ditësh kur një person mori një goditje në kokë, ndenji veç një ditë në spital por më pas gjeti vdekjen në shtëpi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here