Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange ka thënë se CIA është përgjegjëse për shtrimin e rrugës së ISIS-it.
Organizata ka publikuar gjysmë milioni kabllograme të ish diplomatëve amerikanë që datojnë në vitin 1979, transmeton arbresh.info.
Në përvjetorin e gjashtë të famëkeqes “Cablegate” nga WikiLeaks, sot Libraria Publike e Diplomacisë Amerikane (PLUSD) është pasuruar edhe me 531, 525 dokumente të reja.
Në një deklaratë Assange, ka thënë se ngjarjet që kanë ndodhur më 1979, filluan një seri eventesh që çuan në themelimin e ISIS-it.
Ai tha: “Nëse ndonjë vit mund te thuhet si ‘viti zero’ i kohës tonë moderne, atëherë 1979 është i tillë”.
Kjo gjë ka çuar në sulmet e 11 shtatorit, pushtimin e Afganistanit e Irakut nga Amerika, dhe krijimin e Shtetit Islamik.
Duke folur për mënyrën se si viti 1979 formoi ngjarjet aktuale globale, Assange tha: “Në Lindjen e Mesme, revolucioni iranian, kryengritja e pranverës arabe, marrëveshjet Egjipt-Izrael, jo vetëm çuan në dinamikën e sotme të fuqive rajonale, por me vendosmëri ndryshuan lidhjen mes naftës, islamit militant dhe botës”.