Tiranë/ Bie në humnerë makina me 4 persona në Qafë-Priskë

0
184

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Qafë­Priskë në Shëngjergj të Tiranës. Një automjet me katër persona ka dalë nga rruga duke përfunduar në humnerë, por për fat të mirë nuk ka asnjë viktimë.

Bëhet fjalë për një makinë tip “Volksvagen”, me targë TR0642P, me drejtues shtetasin J. S., 28 vjeç, i cili ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë jashtë rruge, duke rënë në humnerë. Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili po dërgohet në spital me ambulancë, ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe 3 pasagjerët e mjetit, të cilët kanë marrë dëmtime të lehta, jashtë rrezikut për jetën.

Terreni ishte vështirë dhe dalja nga mjeti e drejtuesit është bërë me ndërhyrjen e zjarrëfikses.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here