“Do të nxjerr videot tona të seksit”. Dënohet ish-i dashuri 55-vjeçar i vajzës

0
200

Një 55­vjeçar është kthyer në një makth të vërtetë për ish ­të dashurën dhe të ëmën e saj. Duke mos qenë dakord me prishjen e lidhjes dashurore, ai ka “terrorizuar” për më shumë se një vit dy femrat. Kërcënimet kanë qenë nga telefonatat e SMS­të me shprehjet “do ju pres fytin”, “do ju vras”, deri te mbajtja nën presion për publikimin në internet të fotove dhe videove intime të ish­të dashurës.

Po ashtu, ai ka ndërmarrë edhe veprime aktive, duke i ndjekur ato në rrugë, apo duke u konfliktuar me miqtë meshkuj të ishtë dashurës, një prej të cilëve e ka plagosur. Mes pasigurisë dhe frikës së shkaktuar, Tomas B. është kallëzuar dy herë nga E. M., e ëma e vajzës me të cilën ai kishte pasur një lidhje. Kallëzimi i parë ka qenë në mars 2015, ndërsa i dyti në maj 2016. Tomas B. u dërgua si i pandehur në Gjykatën e Tiranës, e cila më 16 nëntor përfundoi gjykimin e çështjes në ngarkim të tij.

Ai u shpall fajtor për akuzën e “përndjekjes” ndaj dy personave dhe u dënua përfundimisht me 7 muaj e 20 ditë burg. Gjatë gjykimit ai ka pranuar fajësinë, si dhe është shprehur plotësisht i penduar dhe i keqardhur për gjithë ç’kishte ndodhur.

KALLËZIMI

Referuar kallëzimit të E. M., i cituar në vendimin e gjykatës ndaj të pandehurit Tomas B., ajo ka rrëfyer në prokurori se shtetasi Tomas B. ka pasur një lidhje dashurore me vajzën e saj A. Kjo lidhje nuk është pranuar nga ana kallëzueses dhe e familjes së saj.

Kallëzuesja pretendon se dhe vajza vetë e ka shkëputur përpara tetë muajve lidhjen me këtë person. Pavarësisht kësaj shkëputjeje, i pandehuri ka vazhduar t’i shqetësojë, kërcënojë, fyejë e shajë nëpërmjet thirrjeve e komunikimeve telefonike shtetasen E. dhe vajzën e saj A. Kallëzuesja ka pretenduar se i pandehuri ka përdorur një fjalor shumë të ulët, fyes, me sharje nga më ordineret.

“Fyerjet, sharjet e kërcënimet, ky i pandehuri i ka filluar në muajin shkurt 2016. Ky lloj shqetësimi e komunikimi, shtetases E. M. i ka krijuar gjendje ankthi, pasigurie e frike, që nga muaji dhjetor i vitit 2015, kohë kur Tomas B. ka plagosur një ish­shokun e shkollës së vajzës së saj. Gjatë muajit dhjetor 2015 e në vazhdim, shtetasja E. M. ka deklaruar gjithashtu se i pandehuri Tomas B. e ndiqte nga prapa, në rrugë, në ambiente dhe lokale ku futej E.”, shprehej gjykata në vendim./panorama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here