Njeriun që ia kushton jetën parandalimit të vetëvrasjeve (FOTO)

0
132

Çdo fundjavë gjatë 13 viteve të fundit, Çen Si merrte skuterin e tij elektronik dhe udhëtonte rreth 20km nga shtëpia e tij për në vendin më të frekuentuar të vetëvrasjeve në Kinë.

48-vjeçari, një punëtor në një kompani logjistike, e bën këtë udhëtim javor për t’i parandaluar njerëzit e dëshpëruar dhe të pikëlluar që të kryejnë vetëvrasje – të cilët vendosin të kërcejnë nga ura Nanjing Yangtze, një strukturë që kalon sipër lumit më të gjatë në Kinë.

“Duke i shpëtuar këta njerëz të dëshpëruar, ndjehem sikur po e shpëtoj veten time”, tha Çen, i cili dikur ishte një punëtor emigrant në qytetin e Nanjing, transmeton Gazeta Express.

Ura mbi lumin Nanjing Yangtze gjithmonë ka qenë një nga urat më të famshme në Kinë. E ndërtuar më 1968, ura ishte dikur simbol i fuqisë industriale të Kinës Komuniste.

Por, besohet se tani kjo urë është vendi më i frekuentuar në Kinë për të kryer vetëvrasje. Statistikat tregojnë se më shumë se 2,000 njerëz kanë kryer vetëvrasje në këtë urë prej vitit 1968 deri më 2006, thuhet sipas People’s Daily Online.

Prej vitit 2003, Çen ua ka shpëtuar jetën 321 njerëzve, shumica e të cilëve ishin emigrantë të dëshpëruar të cilët nuk shihnin të ardhme në qytet dhe ndjeheshin të turpëruar për t’u kthyer në qytetet e tyre.

Në çdo përpjekje për t’i shpëtuar, Çen kishte përdorur gjithë aftësinë e tij. Ai bisedonte, i kapte, i përqafonte dhe i mbante në krahë ata që kishin ardhur për të bërë vetëvrasje, derisa i ndalonte.

Duke folur për MailOnline, Çen tha: “Dikur unë isha njëri prej tyre. Unë u shpëtova nga një njeri me zemër të mirë kur u përballa me jetë të vështirë si një shitës perimesh në Nanjing. Kur jeta ime u përmirësua, dëshirova t’i ndihmoja të tjerët që të gjenin shpresë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here