Mbajti 47 vjet pushtetin/ Fidel Castro një nga figurat kryesore të Amerikës Latine

0
196

Fidel Castro ishte një nga figurat kryesore të Amerikës Latine të shekullit XX, i cili u përgëzua por edhe u kritikua ashpër gjatë 47 viteve të pushtetit në Kubë, i mbajtur me dorë të hekurt.

Më poshtë vijon një përmbledhje datash të historisë së tij politike:

1926: Castro u lind më 13 gusht në qytetin Biran.

1945: Futet në Universitetin e Havanës dhe studjon për Drejtësi duke u diplomuar në vitin 1950.

1947: Merr pjesë në misionin e dështuar revolucionar në Republikën Dominikane.

1948: Merr pjesë në Këshillin Studentor Antiimperialist në Bogota.

1948: Martohet me Mirta Diaz-Balart, bën një djalë, Fideliton dhe divorcohet në 1954.

1953: Drejton sulmin e dështuar për rrëzimin e diktaturës së Fulgencio Batistas dhe dënohet me 15 vite burg.

1955: Lirohet pas amnistisë, shkon në Meksikë.

1956: Ktehet në Kubë me jahtin “Granma”.

1956-59: Kryeson guerilet për rrëzimin e Batistas.

1959: Hyn me triumf në Havanë dhe viziton Venezuelën, SHBA, Kanadanë, Brazilin, Argjentinën dhe Uruguajin.

1961: Shpall veten marksist-leninist dhe zmbraps pushtimin amerikan në Gjirin e Derrave.

1962: Pranon tërheqjen, pas krizëss së raketave, e raketave ruse me rreze të mesme veprimi në ishull.

1963: Viziton për herë të parë Bashkimin Sovjetik.

1986: Heq dorë nga puroja e tij karakteristike kubane.

1989: Lideri i fundit sovjetik, Mihail Gorbaçov viziton Havanën dhe Castro urdhëron ekzekutimin e gjeneralit, Arnaldo Ochoa, hero i revolucionit, si edhe zyrtarë të tjerë me auzën për trafik droge.

1992: Viziton për herë të parë një vend perëndimor, Spanjën.

1993: Lejon reformat ekonomike dhe i rikthehet turizmit për të përballuar krizën ekonomike.

1996: Viziton papa Gjon Palin II në Vatikan.

1998: Papa Gjon Pali II i kërkon në Havanë hapjen e Kubës ndaj botës.

2001: I bie të fikët gjatë një fjalimi në Havanë.

2003: Urdhëron ndalimin e 70 disidentëve dhe ekzekutimin e tre personave që kërkonin të arratiseshin.

2004: Rrëzohet në Santa Clara dhe thyen një gju duke u ulur më pas në karrocë me rrota.

2004: Ndalon përdorimin tregtar të dollarit amerikan.

2006: I delegon pushtetin vëllait të tij Raul, me 31 korrik pasi operohet.

2007: Raul Castro flet për ndryshime strukturore.

2008: Fidel Castro dorëzon zyrtarisht presidencën.

2010: Fidel Castro i thotë gazetarit amerikan Jeffrey Goldberg se modeli kuban nuk funksionon dhe se ai ishte keqkuptuar në ishull.

2011: Fidel Castro i jep fund edhe postit si lider i PKK.

2015: Fidel Castro shihet në publik për herë të fundit më 30 mars. Raul Castro takohet me presidentin amerikan Barack Obama më 11 prill.

25 nëntor 2016: Castro vdes në moshën 90-vjeçare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here