Kapet gomonia me 1.5 ton kanabis, në pranga 3 persona

0
199

Një tjetër Operacion antidrogë i përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe GdF Italiane është zhvilluar gjatë natës.

Pas 7 orë ndjekie nga Policia Kufitare dhe GdF, nga Kepi i Rodonit deri në Mola da Bari Itali u kap dhe u bllokua një gomone me lëndë narkotike.

Sekuestrohen 1550 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si dhe një armë zjarri “Pistoletë”.

Në pranga 3 shtetas shqiptarë që u kapën në bordin e gomones.
Në dt.25.11.2016, rreth orës 20.00 shërbimet e Policisë Kufitare dhe Migracionit zbuluan një mjet lundrues në zonën e Ishmit.

Policia Kufitare është vënë në ndjekje të gomones në zonën e Ishmit – Kepi i Rodonit dhe mjenjëherë ka kërkuar ndihmën e GdF.

Policia Kufitare ka bashkëpunuar dhe koordinuar me Guardia di Finanza dhe si rezultat i këtij operacioni të përbashkët, në orën 03.00, dt. 26.11.2016 u bë e mundur kapja e gomones në Mola da Bari – Itali.

Në bordin e saj u gjendën 1550 kg lëndē narkotike e llojit Canabis sativa, si dhe 1 armë zjarri Pistoletë.

Si dhe u arrestuan 3 shtetas shqiptarë të cilët drejtonin mjetin lundrues, konkretisht:

A.Gj, 34 vjeç

K.M, 26 vjeç

G.Xh, 42 vjeç.

Gomonia ishte 9,5 m e gjatë me dy motorra x 350 kf.

Në lidhje me këtë rast Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Shtetit ka shkëmbyer në kohë reale informacion me autoritetet policore Italiane.

Sektori Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe Fier po ndjekin hetimin me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Nga strukturat e Policisë së Shtetit vijon puna në bashkëpunim të ngushtë me misionin policor Italian Interforca për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti trafiku të lëndës narkotike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here