Degradon kisha e Shën Gjergjit, shkatërrohen afresket

0
365

kulllat e veriut

 

Kisha e vjetër e Shën Gjergjit ishte dikur një nga monumentet më të bukura në Myzeqenë lindore

 

Kisha e Shën Gjergjit në Strum, tashmë e braktisur nga kleri, besimtarët dhe institucionet e shtetit u shpall monument kulture në vitin 1970.

Kisha e Shën Gjergji ditë pas ditë po degradon në mënyrë të parikuperueshme si pasojë  neglizhencës dhe harresës. Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë  Kulturore në 26 prill festën e Shën Gjergjit, ngre shqetësimin se afresket e kësaj kishe në fshatim Strum të Fierit, po shkatërrohen. “Meqenëse është festa e Shën Gjergjit, po postojmë një pjesë të afreskut nga “kisha e Shën Gjergjit” në Strumë. Mirë do ishte që me këtë rast të hidhej vështrimi nga degradimi ekstrem që po pëson kjo kishë si rezultat i neglizhencës. Të mos harrojmë se afresket e kësaj kishe janë realizuar nga vëllezërit zoografe Çetiri. Mund të prisnim festën ortodokse për këtë afresk, por menduam se mbase ajo festë e majit, do ti gjente restauratorët aty, në mos me iniciative të shtetit, ndoshta të ndonjë donatori privat.”, thotë forumi. Kisha e Shën Gjergjit në Strum, tashmë e braktisur nga kleri, besimtarët dhe institucionet e shtetit u shpall monument kulture në vitin 1970. Ajo po shkon drejt rrënimit dhe bashkë me të edhe ato pak fragmente afreskesh që janë ruajtur prej vëllezërve Çetiri. Në territorin e bashkisë së Roskovecit gjenden vetëm dy objekte që gëzojnë statusin e “Monumenteve të Kulturës”. Të tilla janë kisha bizantinë e Shën Nikollës në fshatin Kurjan dhe kisha postbizantine e Shën Gjergjit në fshatin Strum. Përveç vlerave arkitektonike, kulturore dhe historike, ato kanë edhe një veçanti se janë zbukuruar me afreske nga duart e mjeshtërve të ikonografisë shqiptare. Në kishën e Shën Nikollës ka punuar i biri i Onufrit, Nikolla, ndërsa në atë të Shën Gjergjit ka punuar mjeshtri Joan Çetiri, një nga ikonografët më të shquar të Ballkanit në shekullin XIX. Në gjendjen e sotme, të dyja kishat kanë nevojë për ndërhyrje, por më imediate paraqitet ajo në kishën e Shën Gjergjit. Kisha është pikturuar dikur nga piktorët e familjes ikonografe të Çetirëve të Grabovës. Ikonostasi dhe objektet e tjera mungojnë, ndërsa në dyshemenë e pashtruar të faltores, pikërisht pranë absidës shihen dy pjesë kolonash antike me kanelyra dhe një pjesë mermeri e një kapiteli dorik, të marra nga ndërtimet antike, ndoshta edhe nga qyteti i Dimali që ndodhet aty pranë. Kisha nga ana veri-lindore ka edhe një paraklis të vogël, i cili është në gjendje të rrënuar, ku ruhen dy absida të vogla dhe ku duken gjurmët e qirinjve që ndezin besimtarët. Kisha e Shën Gjergjit ka qenë e zbukuruar brenda me afreske të pikturuara nga piktori grabovar Joan Çetiri në vitin 1782. Po këtë vit, ky piktor dekoroi me afreske edhe kishën e Shën Gjergjit në Fier. Ka shumë gjasa që afresket e të dy kishave të kenë qenë të ngjashme. Por Çetirët prej Grabove ishin edhe një familje piktorësh që e ushtroi veprimtarinë e saj për disa breza gjatë një periudhë 142 vjeçare. Ata e nisën aktivitetin e tyre duke filluar me piktorin e parë, Gjergj Prend Çetirin, në vitin 1775, për të përfunduar me nipin e tij, Gjergj Nikoll Çetirin, në vitin 1866. Ndërkohë që piktori më i shquar i kësaj familje ishte padyshim, Joan Çetiri, i cili sipas studiuesit Theofan Popa, ka qenë piktori më i mirë gjatë shekullit të XIX-të, në këtë gjini në krejt Ballkanin ( Theofan Popa. Piktorët Grabovarë Çetiri nga Familja Katro. BUSHT. Tiranë 1960 ). Kisha e vjetër e Shën Gjergjit ishte dikur një nga monumentet më të bukura dhe më të mëdha në Myzeqenë lindore. Si një monument kulti post bizantin, ajo është ndërtuar me një arkitekturë të thjeshtë dhe funksionale. Për nga teknika e ndërtimit në të janë përdorur gurë gëlqerorë të marrë nga guroret aty pranë, ku nuk mungojnë edhe mermerë të sjellë nga ndërtimet antike.

 

Qeveria i “harron” kullat e veriut

 

Kullat e veriut një trashëgimi e rrallë për vendin janë lënë plotësisht në gjendje të mjerueshme. E ndërsa vizitorët e huaj i preferojnë për ti vizituar  këto objekte të rralla edhe për historinë që përfaqësojnë, qeveria i ka harruar ato. Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore na sjell në vëmendje gjendjen e tyre. “Eh! Shqipëria e shkretë si e pësoi! Kullat e veriut të Shqipërisë në gjendjen që ndodhen sot është më mirë të mos ua tregojmë evropianeve që vijnë posaçërisht për to. Ylli Pango, nuk bëri gjë, ndonëse formuloi një projekt-program origjinal për to, por të paktën nuk themi dot se nuk ua kuptoi rëndësinë. Ndërkohë që asnjëherë administrata aktuale, për shkak të kulturës së mangët që ka, nuk arriti të kuptojë se cili është thelbi i trashëgimisë kulturore të një kombi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here