Horoskopi 26 Nëntor 2016

0
265

Dashi (21 mars- 19 prill)

E vërteta në lidhje me një situatë të caktuar do të fshihet për shkak të një personi të rëndësishëm për ju. Nuk do kalojë shumë kohë dhe gjërat do dalin në sipërfaqe. Tregohuni të kujdesshëm me ato që u fshihni personave tuaj të dashur. Sa më të hapur dhe të sinqertë të jeni, aq më e fortë do jetë marrëdhënia me njëri-tjetrin.

Demi (20 prill- 19 maj)

Mundohuni ti stabilizoni emocionet. Romanca duket se është në rrugën e duhur dhe kjo për shkak se jeni të sinqertë me personat që keni për zemër. Ndonjëherë zhyteni në fantazinë e krijaur nga ndjenja e bukur e dashurisë, por mos lejoni që kjo tju shkëpusë plotësisht nga realiteti.

Binjakët (20 maj- 20 qershor)

Duhet të ngadalësoni pak ritmin në çështjet e dashurisë dhe romancës. Vazhdoni të besoni se gjërat janë në rregull dhe po lëvizni me shumë shpejtësi. Kjo mund të krijojë një atmosferë mbytëse për partnerin/en tuaj. Mundohuni ti merrni gjërat me qetësi dhe është koha ajo që tregon rrjedhën e tyre.

Gaforrja (21 qershor- 22 korrik)

Kohët e fundit i jeni përkushtuar shumë dashurisë dhe kjo ndjenjë, nuk ju ka lene hapësirë për të menduar rreth çështjeve të tjera. Gjërat duket se po ju ecin mirë dhe nuk keni arsye për tu shqetësuar. Mbrëmjet dëshironi ti kaloni nën shoqërinë e partnerit/es tuaj.

Luani (23 korrik- 22 gusht)

Dashuria dhe romanca duket se janë në rrugën e duhur. Pavarësisht marrëdhënies që keni krijuar, jeni të kënaqur me atë që keni arritur deri tani. Keni fuqinë që ti bëni fantazitë realitet dhe kjo do ju ndihmojë që ta bëni lidhjen sa më të fortë. Kaloni sot një mbrëmje romantike me personin e zemrës.

Virgjëresha (23 gusht- 22 shtator)

Gjërat në lidhje me dashurinë, duket se po ndërlikohen. Kohët e fundit jeni ndjerë sikur çdo gjë ishte në rregull dhe nuk kishit arsye për tu shqetësuar. Në të vërtetë, ky ishte thjesht një maskim që jeni munduar tu bëni problemeve. Keni menduar se mund të vazhdoni rrugën tuaj, pa marrë parasysh ndikimin e veprimeve tuaja tek të tjerët. Përgatituni për tu përballur me realitetin.

Peshorja (23 shtator- 22 tetor)

Cështjet e dashurisë dhe romancës, duket se po bëhen pak dramatike. Keni dhënë shumë në marrëdhënien tuaj dhe keni arritur të ndërtoni një lidhje të fortë, por ndonjëherë ju duket sikur përpjekjet janë vetëm nga ana juaj. Sot është dita për të hedhur disa hapa mbrapa dhe për të parë se çfarë keni fituar prej partnerit/es tuaj. A është ai/ajo personi i duhur për të kaluar jetën?

Akrepi (23 tetor- 21 nentor)

Ju e konsideroni dashurinë si një aventurë të çmendur. Kohët e fundit keni qënë të zhytur në një fantazi që ajo ka krijuar, por nuk jeni përballur me realitetin e një marrëdhënie. Duhet të ulni këmbët në tokë dhe të kuptoni se lidhjet kanë jo vetëm momente të bukura, por dhe të vështira.

Shigjetari (22 nentor- 21 dhjetor)

Gjërat në aspektin e dashurisë dhe romancës, duket se po shkojnë mirë. Megjithatë, sot do hasni disa probleme në marrëdhënie, sidomos kur partneri/ja juaj dyshon mbi vërtetësinë e situatës së parashtruar. Nëse nuk jeni treguar plotësisht të sinqertë me personin e zemrës, do jeni të detyruar të bëni disa shpjegime, në momentin që e vërteta do dalë në sipërfaqe.

Bricjapi (22 dhjetor- 20 janar)

Duket se çështjet e zemres nuk po shkojnë ashtu siç duhet. Një person i veçantë për ju, është distancuar pak dhe kjo mund të jetë një strategji nga ana e tij/saj, në mënyrë që ju tja ndjeni mungesën. Problemi i kësaj situate është kokëfortësia juaj dhe kjo i vështirëson gjërat akoma dhe më shumë. Lereni krenarinë mënjanë dhe mos i lejoni vetes që ta humbisni ktë person.

Ujori (21 janar- 19 shkurt)

Natyra juaj e dashur dhe shumë romantike, vlerësohet nga të gjithë personat që ju njohin. Ndonjëherë ju duket sikur nuk jeni mjaftueshëm interesantë për të tjerët, por kjo nuk duhet tju shtyjë që të ndryshoni. Gjëja më e rëndësishme është të jeni të kënaqur me veten tuaj dhe nëse të tjerët nuk ju vlerësojnë sa duhet, atëhere është problemi i tyre. Mos u mundoni të silleni si dikush që nuk jeni.

Peshqit (20 shkurt- 20 mars)

Kur vjen çështja tek romanca, keni frikë të vini idetë në zbatim. Ju është krijuar mendimi se personat që takoni, ve$anërisht për herë të parë, nuk krijojnë përshtypje të mirë për ju. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Merrni pjesë në sa më shumë aktivitete shoqërore dhe do e keni më të lehtë të komunikoni me njerëz të rinj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here