“Don Kishoti” pritet në mes, ikin dritat në Teatrin Kombëtar

0
171

Nëse këtë pasdite e kishit menduar të shihnit shfaqje në Teatrin Kombëtar, atëherë kjo alternativë për të kaluar ndryshe fundjavën, ju ka shkuar dëm!

Kështu, shumë qytetarë që gjenden në sallën e Teatrit Kombëtar për të ndjekur shfaqjen “Don Kishoti”, kanë mbetur në errësirë totale, pasi kur kishte vetëm 5 minuta nga nisja e shfaqjes, kanë ikur dritat.

Teatri është në errësirë dhe aktorët në skenë të cilët janë detyruar të dalin nga roli i tyre për të mbajtur gjallë atmosferën duke bërë humor me publikun.

Në këtë shfaqje, roli kryesor është i aktorit Romir Zalla si Don Kishoti, Sanco Panco nga Gentian Zenelaj, ndërsa luajnë edhe aktorët

Albana Sancolli, Laert Vasili, Adelina Muca, Gert Ferra, Valina Mucolli, Amos Muji Zaharia, dhe Alesia Xhemalaj.

Vepra është mbajtur si një komedi argëtuese, por nuk i është hequr thelbi tragjikomik personazhit Don Kishot. “Don Kishoti” luhet për herë të parë si komedi në Teatrin Kombëtar. /Express

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here