Deputeti austriak: Qeveria të monitorojë fushat me kanabis, problem serioz për në rrugën e BE-së

1
132

BE-ja vlerëson me notë pozitive Shqipërinë për negociatat e pranimit. Për këtë vleresim edhe pse me kusht, për Michael Hammer, si kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Austri-Shqipëri, është arritje.

Ai ka vlerësuar rekomandimin e Komisionit Europian, për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë por e vë theksin tek problematika e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.

Deputeti austriak Michael Hammer është një tjetër politikan Europian që ngre problemin e kultivimit të drogës duke e konsideruar atë pengesë serioze për integrimin në Europë.

“Në përgjithësi ne shohim zhvillime pozitive në Shqipëri, veçanërisht nga forcat politike mbi reformën në Drejtësi”,- tha Hammer.

Deputeti thekson që vendi ka shumë për të bërë, e sidomos në zbatimin e Reformës në Drejtësi.

“Në rrugën për në Bashkimin Europian, ka ende shumë për tu bërë, sidomos në zbatimin e reformës në drejtësi dhe në fushën e lirisë së shprehjes. Por mbi të gjitha, në luftën kundër krimit të kultivimit të drogës, kultivimin e paligjshëm. Në lidhje me këtë ne kemi nevojë për më shumë sukses në luftën kundër drogës dhe qenieve njerëzore”,- tha Hammer.

Sipas tij zgjidhja që duhet të japë qeveria është monitorimi në mënyrë që edhe imazhi ndërkombëtar të ndryshojë.

“Veçanërisht, problemi i kultivimit të drogës dhe trafikut të drogës duhet të zgjidhet nga qeveria e z.Rama dhe me autoritetet kompetente urgjentisht. Qeveria ka nevojë për këto praktika në mënyrë që imazhi ndërkombëtar të ndryshojë. Ky problem është një pengesë shumë e rëndësishme për fillimin e negociatave aktuale! Rama duhet të ndërmarrë veprime dhe për zgjidh çështjen”, ka thënë Hammer.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here