BE 6 mln euro për masat ndaj përmbytjeve, përfitojnë 5 qytete

0
172

Gjirokastra, Vlora, Fieri, Berati dhe Korça tashmë janë totalisht të mbrojtura nga përmbytjet. Kjo falë projektit të financuar nga BE dhe zbatuar nga PNUD për krijimin e argjinaturave mbrojtëse. Pas dëmeve të shkaktuara prej përmbytjeve në vitin 2015, dhe studimit që iu bë këtyre zonave, për të parandaluar përsëritjen e situatave të tilla, Bashkimi Europian financoi një projekt prej 6 milionë euro që konsistoi në ndërtimin e infrastrukturës mbrojtëse në zonat më të rrezikuara nga përmbytjet.

Gjirokastra është një nga përfituesit e projektit të financuar nga BE, për infrastrukturën mbrojtëse ndaj përmbytjeve. Shtatë vepra infrastrukturore mbrojtëse nga përmbytjet u zbatuan në këtë rajon me një vlerë prej rreth 1 milion usd. “Në fillim u bë një studim i zonave të përmbytura dhe më pas u ndërhy konkretisht me krijimin e argjinaturave mbrojtëse. Konkretisht në Gjirokastër projekti u zbatua në zonat Mashkullorë, Palokastër dhe Shtëpëz. Dhe sot falë projektit të financuar nga BE dhe zbatuar nga PNUD, është mundësuar mbrojtja nga përmbytjet e lumit Drino dhe gërryerjeve të bregut.”- tha inxhinieri i zbatimit. Novosela ishte një tjetër zonë e prekur nga përmbytjet e vitit 2015. Por falë projektit të financuar nga BE dhe zbatuar nga PNUD asnjë dëm nuk u shkaktua nga shirat dhe reshjet e rëna pak ditë më parë. Edhe në Lagunën e Nartës, projekti i infrastrukturës mbrojtëse ka një vit që është mbyllur; rreth 59 milionë lekë ka shkuar vlera e këtij projekti. Po ashtu në Berat është ndërhyrë me infrastrukturë mbrojtëse në zonat Bilce, Remenicë, dhe Veterik të cilat pësuan dëme gjatë vitit 2015 nga përmbytjet e lumit Osum. Programi për Infrastrukturën Mbrojtëse nga Përmbytjet është zbatuar nga PNUD dhe ka si qëllim restaurimin e kësaj infrastrukture nga përmbytjet; sigurimin e banesave të banorëve si dhe të tokës bujqësore dhe fermave të tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here