Mbaron hetimi/ Brad Pitt pastrohet nga të gjitha akuzat për keqtrajtimin e fëmijëve

0
183

Aktori Brad Pitt nuk do të akuzohet për ndonjë krim pas një hetimi që përfshinte një nga fëmijët e tij, deklaron FBI-ja.

Fituesi i Çmimit Oscar është akuzuar se kishte keqtrajtuar djalin e tij 15-vjeçar Maddox në bordin e një avionic privat nga Franca në Los Anxheles.

Angelina Jolie paraqiti kërkesën për divorc menjëherë pas kësaj ngjarje dhe po kërkon kujdestarinë e plotë të 6 fëmijëve.

Punonjësit socialit që gjithashtu po merreshin me investigimin e çështjes pastruas Pitt nga akuzat 2 javë më parë.

FBI tha: “Në përgjigje të akuzave të bëra për keqtrajtim të fëmijës gjatë udhëtimit, kemi arritur në përfundimin se aktori nuk është fajtor, dhe ai nuk do të ndiqet më për hetime të mëtejshme”.

Brad Pitt, 52 vjeç, është duke kërkuar kujdestari të përbashkët juridike e fizike të 6 fëmijëve, 3 prej të cilëve janë adoptuar nga Angelina para se çifti të dilte sëbashku në vitin 2004.

Pitt dhe Jolie u martuan 2 vite më parë  në një ceremoni private.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here