Poezia prekëse e të atit për Ergin, që thoshte gjithçka për vdekjen

0
223

Një aksident tragjik ndodhi në ish Bllok mbrëmjen e të hënës ku humbën jetën dy të rinj, 22 vjeçari Ergi Dini dhe shoku i tij Kejdi Halili, 21 vjeç. I ati i Ergit ka njoftuar për të gjithë të afërmit e tyre lajmin e hidhur në rrjetet sociale, por ajo çka bie në sy është edhe një poezi për çastin më të keq, vdekjen. “Ju njoftojmë se mbrëmë si rrjedhojë e një aksidenti fatal. U nda nga jeta, djali ynë Ergi Dini. Varrimi bëhet në orën 15:30. Familja e Dashamir Dinit, Shkodër”, shkruani i ati, Dashamiri. Ndërkohë që më poshtë është poezia e të ati të Ergit, shkruar një ditë para ngjarjes tragjike për të birin.

ÇAST I KEQ

Vdekja

më vështron

me sytë tuaj…

Retë dhe pulbardhat

digjen nga perëndimi.

Mbi buzët tuaja prej lamtumire,

më pret puthja e fundit.

Hëh!

Trendafilat

prej gjaku të urrejtjes,

do thahen

në parvazin e horizontit.

Unë pres

i veshur

me smokingun e zi te muzgut,

të takoj ditën tjetër…

Dashamir Dini

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here