Aksidenti tragjik/ I ati i Ergit njofton lajmin e hidhur, ja poezia që bëri një ditë më parë për vdekjen!

0
177

Lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta në mënyrë të papritur, në një aksident fatal me motor, për 22-vjeçarin Ergi Dini dhe shokun e tij Kejdi Halili, 21 vjeç në Tiranë, i ka prekur të gjithë.

I ati i Ergit pak më parë ka njoftuar për të gjithë të afërmit e tyre lajmin e hidhur në rrjetet sociale, por ajo çka bie në sy është edhe një poezi për çastin më të keq, vdekjen.

“Ju njoftojmë se mbrëmë si rrjedhojë e një aksidenti fatal. U nda nga jeta, djali ynë Ergi Dini. Varrimi bëhet në orën 15.30. Familja e Dashamir Dinit, Shkodër”, shkruani i ati, Dashamiri. Edhe e motra e Ergit, Barbana me dhimbje të madhe ka shkruar pak më parë. “Faleminderit te gjithëve për ngushëllimet edhe pse për ne s’ka ngushëllim! Ju lajmëroj se varrimi behet ne ora 15.30 ne Shkodër!”, shkruan këngëtarja.

Ndërkohë që më poshtë është poezia e të ati të Ergit, shkruar një ditë para ngjarjes tragjike për të birin.

ÇAST I KEQ

Vdekja

më vështron

me sytë tuaj…

Retë dhe pulbardhat

digjen nga perëndimi.

Mbi buzët tuaja

prej lamtumire,

më pret puthja e fundit.

Hëh!

Trendafilat prej gjaku

të urrejtjes,

do thahen

në parvazin e horizontit.

Unë pres

i veshur

me smokingun e zi te muzgut,

të takoj ditën tjetër…

Dashamir Dini

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here