Djathi krijon varësi njësoj si droga!

0
247

Jeni gjithmonë ju ai anëtari i grupit që propozoni të sillni djathin, në darkat me miqtë, në vend të një shisheje verë? (Nuk po pyesim çfarë bëhet në frigoriferin e shtëpisë) Epo, nuk është faji juaj! Sipas një studimi të Unversitetit të Michiganit, djathi dhe ushqimet e tjera që kanë djathin në përbërje, janë ato që krijojnë më shumë varësi. Jo rastësisht, pica është në krye të listës!

Me siguri që nuk po e merni seriozisht këtë që po lexoni sepse njerëzit e varur nga ushqime të ndryshme, nëpër botë, ka shumë! Mirëpo, ndonjëherë mund të jetë vërtetë serioze! Studimi ka treguar se një grup i vogël njerëzish ka pasur reagime që tregojnë se kanë abuzuar me një substancë dhe ka rezultuar se substanca gjendej pikërisht te djathi!

Dr. Neil Barnard, ka nisur hakmarrjen ndaj djathit! Krijon varësi, ka thënë doktori, sepse përmban një proteinë që quhet casein dhe që krijon casomorfinën kur niveli i proteinës bie.  “Casomorfina, kur takon receptorët e trurit, ka efekt qetësues njësoj si heroina dhe morfina” – ka shpjeguar Dr. Barnard për ‘Vegetarian Times’.

“Në fakt, që kur djathi përpunohet për të shkarkuar lëngjet e trupit, mund të konsiderohet një burim i pabesueshëm casomorfine; deri në atë masë sa mund ta quani veten edhe të varur nga bulmeti”. Nevojiten studime të tjera rreth çështjes, për të treguar efektin konkret të casomorfinës në tru; ende nuk është thënë fjala e fundit. Ajo që dimë me siguri është që trupi ka nevojë për djathë , së pari prej elementëve ushqyes!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here