Zgjedhjet në Kolonjë, goditet nga disa persona ende të paidentifikuar djali i kryetares së PS në Barmash, dërgohet në spital

0
163

Zgjedhjet e sotme në Kolonjë kanë shënuar edhe incidentin e parë, ku djali i kryetares së Partisë Socialiste në fshatin Bramash është goditur nga disa persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në dalje të qendrës së votimit në Bramash. Mësohet se Gledis Zace është dërguar me urgjencë në spitalin e Ersekës, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore. Dyshohet se Zace është plagosur nga disa persona që nuk janë nga Kolonja. Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Zgjedhjet e parakohshme për kryetar të bashkisë Kolonjë erdhën pas ndarjes së papritur nga jeta të ish-kryebashkiakut, Arben Malo. Në garë marrin pjesë dy kandidatë, Ilia Stefo i PS-së, i mbështetur nga LSI, ndërsa opozita garon me Dritan Hajron, që vjen nga radhët e Partisë Agrare Ambientaliste

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here