Tre persona pjesë e një grupi kriminal që dyshohet se merret me trafik kokaine, heroine dhe kanabisi, por edhe me krime të tjera, janë vënë në pranga ditën e sotme në qytetin e Fierit.
Të arrestuar janë Kujtim Kuçi, 45-vjeç banues në fshatin Sulaj, Fier, Bashkim Ahmeti, banues në fshatin Sulaj Fier si dhe Dritan Tusha, 47 vjeç, lindur dhe banues në Shijak.
Ky grup është përfshirë krahas trafikut të drogës edhe në ngjarje të rënda kriminale si vrasje dhe rrëmbim personi.
Gjatë ndërhyrjes së policisë, shtetasit e mësipërm janë ndaluar në lokalin e Kujtim Kuçit në fshatin Çermë Çlirim.
Nga operacioni janë sekuestruar, një kompleks shërbimesh në fshatin Çermë Çlirim, dy banesa në Tiranë dhe një në Gelem si dhe dy automjete luksoze.