Jam kurioz

0
277

Nga Edison Ypi

Reforma në Drejtësi do fusi në burg ata që e meritojnë për të zezat që kanë bërë. Jam tepër kurioz të di, kjo reformë e shumëpritur e mirseardhur, a do nxjerri nga burgu viktimat e saj, mjeranët që qajnë ditë e natë ngaqë Drejtësia e korruptuar e viteve të shkuara i ka mbyllur në çelik e në çimento pa asnjë shkak ?
Reformës në Drejtësi do kufizohet vetëm te hajdutllëku, apo do shtrihet edhe, për shembull në media, për të rrasur në burg me dënime maksimale ata që këtë milet po e çmendin ?
Si do ta zgjidhi Reforma në fjalë kontradiktën mes efekteve të dëmshme shëndetësore të kanabisit dhe në përgjithësi paligjshmërinë e këtij problemi, me begatimin e pandalshëm të katundeve ku kanabisi kultivohet ?

Kurvi vrau me mijëra të pafajshëm. Si përjashtim që përforcon rregullin, a vrau kurvi ndonjë apo disa që e kishin hak ? Vdes nga kurioziteti ta di emrin e ndonjërit prej tyre. Dihet se Zëri i Amerikës, ky llum shqiptaresk që nuk amerikanizon Shqipërinë por shqiptarizon Amerikën, do mbyllet vitin e ardhshëm. Ajo për të cilën jam kurioz ta di, është data e mbylljes, brenda këtij viti apo vitin e ardhshëm, para apo pas zgjedhjeve parlamentare ?

Këta këllirat që në kohën e kurvit kanë luajtur nëpër skena e ekrane vazhdojnë të cilësohen njëri korifè e tjetri kollos. Cili do jetë ai trim që do ta çajë akullin, ai që do kënaqi të gjithë shqiptarët duke e thënë copë para mixhlizit atë që në fakt e dinë të gjithë, se, për shembull, Telat Agolli ishte një spiun i ndyrë ?

Së shpejti autostrada Tiranë-Durrës do quhet me emrin e atij që e meriton, “Autostrada Esat Pashë Toptani” ose shkurt “Autostrada Toptani”. Kurioz jam kush do jetë inicitori, kush do ta bëjë propozimimin, kush do marri pjesë në prerjen e shiritit ?

Së afërmi Universitetit të Tiranës do t’i vihet emri i Rilindasit të parë “Universiteti Shahin Ypi”. E gjithë gjithë Shqipëria do jetë në ceremoninë e inaugurimit. Me justifikimin se ky veprim sado i mirë është tepër i vonuar, i vetmi që për atë ceremoni s’do ketë asnjë kuriozitet dhe do mungojë, do jem unë. Tashmë dihet kush e vërtetoi katërcipërisht se Avni Rustemi ishte një vrasës me pagesë. Për ndihmesë të shquar në qartësimin e Historisë së Shqipërisë ky qartësues madhështor do nderohet për së gjalli si i përket. Sheshi te Pazari i Ri do quhet “Sheshi Ilir Ikonomi”.
Është e dokumentuar se Myslym Shyri dogji një shqiptar të gjallë me të vetmin arsyetim se “është i pasur”. A dinte të bënte ndonjë gjë tjetër ky monstër ?
Ylli Manjani është një ministër shembullor ndaj të cilit opozita nuk ka bërë asnjë kritikë. Me të drejtë lind pyetja kurioze; A ësht Ylli Manjani prova se koalicioni PD-LSI është te pragu ?
A e dinë historianët e sotëm kurvistë, nëse e dinë të na e thonë, se ata të 67 që u pushkatuan në fshatin Matjan, para se të pushkatoheshin u torturuan, dhe pasi u pushkatuan u profanuan kufomat. Një tjetër kuriozitetet që digjem ta di është ky; Nëse me vullnet të plotë një numur i madh opozitarësh bëjnë diçka të vogël të kundraligjëshme dhe futen nja një muaj në burg, a mund të jetë kjo një mënyrë për të shkaktuar shtim të papërballueshëm të shpenzimeve për burgjet, si rrjedhojë krizë ekonomike, rrëzim të qeverie, ndrrim pushteti ?

Kam kuriozitet të madh edhe për disa çështje të tjera, si; Kur do ta shohim përsëri në ekran gjigandin Adi Krasta ? A është e vërtetë se Sonila Meço po mpreh shpatën për situatën, deputete në legjislaturën tjetër ? Sa herë në ditë po urinon Muç Nanua ? Mbi çfarë tip oturaku po 10 Ben Blushi ? Sa tasë groshë në ditë ha Kol Balla ? Pse Bejdo Malua interviston kryesisht femra ?
A është e vërtetë se Nebil Çika dhe Çelo Hoxha fshijnë bythën mëngjez për mëngjez me veprat e shokut kurvi ? Sa lëkurë njeriu është në gjendje të presi brisku i rrojes derisa të dali jashtë përdorimit ? Pas sa prerje kokash çmprihet sëpata ? A inflacionohet gjysma e lekut ?

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here