Profil/ Vajza që hodhi bojë mbi kokën e ministres Nikolla, vjet ndërpreu studimet për shkak të tarifës

0
498

Mirela Ruko, studente sociologjie, është aktivistja që sulmoi me salcë pasditën e sotme, ministren e Arsimit Lindita Nikolla, gjatë një takimi me të rinjtë e Samitit Studentor FRESSH që po mbahej tek Piramida në Tiranë.

Ruko është 24-vjeçe nga Fieri, aktiviste e Lëvizjes për Universitetin pre 3 vitesh, por vjet, ajo ka ndërprerë studimet universitare për shkak të tarifës së vendosur nga Ministria e Arsimit për nivelin Master.

Mësohet se studentja është shoqëruar në orën 17:00 nga policia, pasi hodhi salcë mbi kokën e ministres Nikolla.

“Sot, në ditën ndërkombëtare të studentëve, aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin kryen një aksion simbolik kundër ministres së Arsimit Lindita Nikolla. E spërkatën me salcë duke i bërë për një moment atë çka ajo dhe qeveria shqiptare i kanë bërë jetës universitare publike prej kohësh: shprishjen” deklaroi Lëvizja në Facebook./opinion

mirela 2

mirela ruko

mirela 12mirela3mirela 4mirela

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here