Ish-Kryeministri Fatos Nano është shfaqur sot gjatë inaugurimit të hotel “Plaza” në kryeqytet. Ai është parë në krah të deputetit socialist Taulant Balla, i cili hyri në politikë si propozim i Nanos. Balla ishte një prej mbështetësve të tij për President në vitin 2009, por më pas mbështeti çdo lëvizje të kryetarit Rama duke u bërë sot një nga të besuarit e tij. Nano vazhdon të qëndrojë në hije pavarësisht ofertave të marra.