Meta: Dialogu politik dhe bashkëpunimi në Parlament, shmang vonesat në axhendën evropiane

0
184

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë takimit të mërkurën me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në KE, Christian Danielsson, nënvizoi rëndësinë e dialogut politik dhe klimës bashkëpunuese në Parlament, me qëllim shmangien e vonesave të panevojshme në axhendën evropiane të vendit. Gjatë bisedës me zyrtarin europian rreth rekomandimeve të progres-raportit të fundit të KE-së për Shqipërinë, kryeparlamentari vuri në dukje se rekomandimi pozitiv për çeljen e bisedimeve për anëtarësim në BE reflekton përpjekjet e Shqipërisë për të avancuar në rrugëtimin e saj evropian.

Meta theksoi se Kuvendi e ka lexuar progres-raportin me kujdes të veçantë dhe të gjithë rekomandimet e Komisionit do të reflektohen në Planin e Veprimit të Kuvendit të Shqipërisë. Ai nënvizoi gjithashtu se dialogu politik është shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e një klime bashkëpunuese në Parlament me qëllim shmangien e vonesave të panevojshme për axhendën evropiane të vendit, e cila duhet të qëndrojë mbi axhendat e ngushta politike apo elektorale.

Drejtori Danielsson e siguroi kryetarin e Parlamentit për mbështetjen e plotë të Komisionit ndaj përpjekjeve të Kuvendit në drejtim të bashkëpunimit politik, garantimit të gjithë-përfshirjes dhe forcimit të bashkëpunimit me shoqërinë civile dhe institucionet e pavarura. Në përfundim, u diskutua mbi zhvillimet në rajon dhe u nda bindja se stabiliteti i Ballkanit ka rëndësi jo vetëm për qytetarët në rajon, por edhe për sigurinë e të gjithë Bashkimit Evropian.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here