Lajmi i Fundit/ Kapen 65 kg kanabis, në pranga 5 persona

0
198

5 të rinj kanë rënë në prangat e policisë, pas një operacioni antidrogë të organizuar nga policia e Durrësit. Të rinjtë u kapën duke trasportuar një sasi prej 65.8 kilogramësh kanabis sativa.  Burime pranë policisë bëjnë me dije se droga po transportohej nga Vlora për në Tiranë.

Në pranga janë vënë, Pilo Zanaj, Besian Halka, Xhevahir Mici, Islam Imeraj e Armando Bardhi, nga 34 deri në 23 vjeç, nga Vlora dhe Tirana. Ndërsa policia ka shpjeguar se Pilo Zanaj e Besian Halka, janë kapur duke transportuar nga Vlora në Durrës, 65 kilogramë e 834 gram lëndë narkotike kanabis. Janë bllokuar dy makinat 10 celularë, karta identiteti e pasaporta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here