Kush është ish-këshilltarja e Ramës që u emërua në krye të INSTAT

0
151

Delina Ibrahimaj është emëruar në postin e drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave. Ajo erdhi në krye të këtij institucioni, i cili u drejtua për një periudhë të shkurtër kohore nga znj. Mirela Muça, për shkak të ndarjes në mënyrë të parakohshme nga jeta të ishdrejtorit z. Gjergj Filipi në dhjetor të vitit 2015. Instituti i Statistikave bën të ditur se Ibrahimaj mban gradën Doktor (PhD) në Bankë dhe Financë nga Universiteti i Romës, Tor Vergata. Ibrahimaj ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Bocconi-t në Milano, Itali, ku është diplomuar për Ekonomi Ndërkombëtare, dhe më pas ka kryer masterin për Menaxhim të Përgjithshëm po në të njëjtin universitet. Ka një përvojë të gjerë në kryerjen e analizave ekonomike, fituar gjatë punës në Bankën e Shqipërisë dhe pranë Kryeministrisë si koordinatore për krijimin e një sistemi të integruar shkëmbimi informacionesh dhe statistikash operacionale të instituteve shtetërore. Gjithashtu, znj. Ibrahimaj ka njohuri të thella në menaxhimin e projekteve, në marrëdhëniet me donatorët si dhe në menaxhimin e aktiviteteve operacionale, financiare dhe të marketingut, falë përvojës së saj si drejtuese në sektorin privat. Ajo ka qenë pjesë e disa publikimeve dhe studimeve në fushën e ekonomisë dhe financave. (Gazeta Shqiptare)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here