Autoritetet gjermane të alarmuara: Rusia kërcënon zgjedhjet tona kombëtare

0
157

Autoritetet gjermane janë shumë të shqetësuar se Rusia mund të kërkojë të ndërhyrë në zgjedhjet kombëtare në Gjermani vitin e ardhshëm, duke i bërë jehonë shqetësimeve të ngritura nga homologët e tyre në Shtetet e Bashkuara.

Hans-Georg Maassen, kreu i agjencisë së brendshme të inteligjencës BfV, përmendi rastin e vitit të kaluar kur një grua e re ruse nga Berlini u ka thënë mediave ruse ishte rrëmbyer dhe përdhunuar nga emigrantët, një pretendim më pas i hedhur poshtë nga qeveria gjermane.

“Kjo mund të ndodhë përsëri vitin e ardhshëm dhe ne jemi të alarmuar”, tha Maassen për Reuters në një intervistë të martën vonë.

“Ne kemi përshtypjen se kjo është pjesë e një kërcënimi hibrid që kërkon të ndikojë opinionin publik dhe proceset vendim-marrëse.”

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka ngritur shqetësime të ngjashme javën e kaluar, duke thënë se ka pasur shenja të sulmeve në internet dhe fushata keqinformimi nga Rusia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here