LAJMI I FUNDIT/ Gjenden 224 kilogramë kanabis në gomonen e djegur në Vlorë

0
189

Detaje të reja janë zbuluar sot lidhur me gomonen që u gjet dje në Vlorë. Burime nga policia thanë se mbi bazën e informacioneve të marra më parë, efektivat e Policisë Kufitare të D.R.K.M Vlorë kanë nisur një  operacion gjatë natës së datës 13 Nëntor dhe paradites së datës 14 Nëntor.  Mjetet  detare  të Policisë Kufitare Vlorë e Dhërmi  dhe të Guardia di Finanza-s, janë vënë në   ndjekje të   mjetit lundrues.  Gjatë mesditës së datës 14 Nëntor Shërbimet e Policisë Kufitare të Stacionit Dhërmi kanë konstatuar  në sektorin Rrugët e bardha -Gjiri Gramës, në vendin e quajtur “Gjiri Shën Andreas”, Karaburun në breg, një mjet lundrues tip gomone, i cili po digjej dhe në afërsi të tij disa qese dhe thasë plastmasi.

Përshkrimi i mjetit  lundrues  përputhej me informacionin që dispononte Policia dhe që ishte vënë në ndjekje të tij.  Menjëherë nga DVKM Vlorë,  u morën masa dhe me mbështetjen e  D.V.P. Vlorë dhe Delta Force dhe Guardia di Finanza, u  ushtruan kontrolle nga deti dhe toka për personat që  dispononin këtë mjet lundrues dhe që i kishin vënë flakën për t’i shpëtuar Policisë. Nga veprimet e para të kryera nga grupi hetimor   rezultoi se mjeti ishte tip gomone, me gjatësi 12 metra, me dy motorë të markës Mercury” me fuqi motorike 350hp i cili në pjesën fundore ishte i djegur plotësisht ndërsa në bordin e mjetit vazhdonte të digjej një lëndë e dyshuar si lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Në vendin përreth gomones gjendej e përhapur dhe në thasë plastike lëndë e dyshuar Cannabis Sativa dhe qese plastike të ambalazhuara me mbishkrime në gjuhën Italiane. Po gjatë kontrollit në një zonë të pyllëzuar u gjetën edhe disa pako të mëdha me lëndë narkotike. Përreth vendit ku u konstatua gomonia si dhe në zonën e pyllëzuar  u gjet dhe u sekuestrua  rreth 224 kg lëndë narkotike. Nga Policia po  vijon krehja e zonës  për kapjen e personave të dyshuar.  Provat materiale të gjetura në vendngjarje u transportuan nga Mjeti i Delta Forcë dhe mjeti i Guardia di Finanza, për në Vlorë dhe ju kaluan për veprime të mëtejshme proceduriale Seksionit të Narkotikëve në D.V.P Vlorë.

Po punohet për identifikimin e mjetit lundrues dhe të autorëve të kryerjes së kësaj vepre penale. Veprimet dhe verifikimet  u bënë bashkë me Nuklin e Guardia di Finanza të Vlorës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here