Superhëna, foto të mrekullueshme nga e gjithë bota

0
193

Spanja ishte vendi i parë që pati mundësinë të dëshmonte “superhënën”, një spektakël madhështor qiellor. Ky fenomen ndodh kur Hëna i afrohet sipërfaqes së Tokës më tepër se mesatarja, për shkak të orbitës së saj ovale rreth planetit tonë.

Astrologët thonë se kjo do të jetë hëna më e afërt që prej 1948, ndërkohë që parashikojnë se “superhëna” e ardhshme do të ndodhë në 2034.

Sipas astronomëve, hëna e plotë do t’i vijë Tokës edhe më pranë se superhëna e vitit 1948.

Në qasjen më e afërt, e cila ndodh të hënën, në orën 11:23 me zonën kohore të Greenwich, hëna kalon jo më larg se 348.400 km nga sipërfaqja e Tokës, pra rreth 35.400 km më
pranë se mesatarja, sipas përllogaritjeve të astronomëve.

Distanca e Hënës nga Toka varion për shkak të orbitës së saj, e cila ka formë ovale dhe jo atë të një rrethi të rregullt.

Nëse qielli është i qartë, hëna e plotë e ardhshme do të shfaqet deri në 14% më e madhe dhe 30% më e shndritshme se zakonisht, dhe sipas NASA, kjo është pikërisht ajo që njihet si “superhëna”. Astrologu Richard Nolle ishte i pari që përdori këtë term.
Astrologët parashikojnë se hera e ardhshme që një hënë e plotë do të vijë kaq pranë Tokës, do të jetë në 25 nëntorin e vitit 2034.

Ora News në bashkëpunim me agjencinë europiane të fotos ju sjell ekskluzivisht foto të mrekullueshme nga ky fenomen.

4727151_guess-what-happens-tonight-strawberry-moon_tdf6a832f moon-10-26-2015-meteora-monastery-greece-aimilianos-gkekas-sq 1230656-image-1479112683-467-640x480 5713536-3x2-700x467

The supermoon rises in San Jose, Calif., on Sunday, Nov. 13, 2016. (Karl Mondon/Bay Area News Group)
The supermoon rises in San Jose, Calif., on Sunday, Nov. 13, 2016. (Karl Mondon/Bay Area News Group)

2016627-skywatching-toronto 458390025 external

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here