Incidenti në Greqi: Arrestohen shoferët e MPJ pasi transportonin libra, lirohen pas negociatave

0
204

Policia e Janinës ka liruar dy shoferët e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, të cilët u arrestuan pasi po transportonin libra në gjuhën shqipe në shtetin grek.

Për këtë çështje ndërhynë Ministria e Jashtme dhe ambasada shqiptare në Athinë.

Dy shoferët që u shoqëruan në policinë e Janinës janë Altin Tafa dhe Agim Asllani.

Sipas pretendimeve të palës greke, dy shoferët e Ministrisë sonë të Jashtme kishin harta të “Shqipërisë së Madhe”.

Ndërsa MPJ shqiptare sqaron se tekstet në gjuhën shqipe janë për fëmijët e emigrantëve që jetojnë në Greqi dhe nuk kanë asnjë përmbajtje nacionaliste.

 

Reagimi 

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme përmës një reagimi për Ora News rreth orës 18:00 jep arsyet e arrestimit:  Autoritetet greke kanë bërë ndalimin me pretendimin se librat kishin përmbajtje historike që  cënonin shtetin grek.

Me tu vënë në dijeni ministria e Jashtme shqiptare  ka kontaktuar më ambasadën tonë në Athinë dhe ambasadoren greke në Tiranë dhe ka kërkuar lirimin e tyre. “Pas disa orësh janë liruar dhe do të vazhdojnë bisedimet për të sqaruar pse ka ndodhur” .

Mësohet se dy shoferët e ndaluar dhe liruar pas disa orësh nga autoritetet greke janë Altin Tafa dhe Agim Asllani.

Mësohet se Ministria jonë e jashtme do të vazhdojë bisedimet për të kërkuar më shumë sqarime rreth këtij incidenti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here