Mediat italiane raportojnë se karabinierët u njoftuan për një aksident, por kur mbërritën në vendngjarje panë mjetin tip “Polo Volkswagen” të përmbysur ndaj të cilit ishte hapur zjarr.
Vrasja e dyfishtë ka ndodhur rreth orës 23:00 të së enjtes dhe nga hetimi paraprak i policisë italiane, rezulton se ndaj automjetit ku po udhëtonin dy shqiptarët është qëlluar me pistoletë ndaj drejtuesit dhe pasagjerit.
Si pasojë e tentativës për t’u shpëtuar plumbave drejtuesi i mjetit ka dalë nga rrugë duke sjellë edhe përmbysjen e makinës tip “Polo Volkswagen”.
Po sipas policisë italiane dyshohet se ngjarja ka të bëjë me larje hesapesh në trafikun e drogës.