Reforma Zgjedhore, Braimllari: Tryeza tregoi që Parlamenti është ilegjitim…

0
97

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, i ftuar në ”Vizion Plus”, ka folur për Reformën Zgjedhore dhe për tryezën e ditëve të fundit mes PS-PD-LSI. Teksa thotë se tryeza tregoi se Parlamenti është ilegjitim, shton se: Parlamenti ka vetëm 82 mandate dhe të tjerët janë mandate ilegjitim të ardhur kontrabandë në Parlament duke shkelur ligjin e të tjera me radhë. Dhe kjo tryezë tregoi qartazi që Parlamenti është ilegjitim, pra erdhi tek ajo filozofi që opozita ka pasur prej kohësh, por ajo që është më e rëndësishmja është që çdo çështje kalon me dakordsinë e të gjitha palëve.

Aplikimi i teknologjisë në zgjedhje dhe votimi i emigrantëve janë 2 çështje që do të diskutohen, por a do të implementohen në zgjedhjet e radhës?

Këto janë çështje në diskutim. Grupet e punës, Këshilli që është më teknik do t’i diskutojë këto çështje dhe do të marrë një vendim. Ajo që është më e rëndësishme është që ne kemi të bëjmë me një tryezë dakordësie që tregoi qartazi që Parlamenti është ilegjitim, pra këtë e tregoi qartë. Pra Parlamenti ka vetëm 82 mandate dhe të tjerët janë mandate ilegjitim të ardhur kontrabandë në Parlament duke shkelur ligjin e të tjera me radhë. Dhe kjo tryezë tregoi qartazi që Parlamenti është ilegjitim, pra erdhi tek ajo filozofi që opozita ka pasur prej kohësh, por ajo që është më e rëndësishmja është që çdo çështje kalon me dakordsinë e të gjitha palëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here