Përmbytjet/ Rama i pret fjalën Shefit të Shtabit të FA-ve: Korrigjoni informacionin gjeneral

0
135

Kryeministri Edi Rama mblodhi sërish spt Zyrën Operacionale të Situatës së reshjeve në gjithë vendin, ku merrte pjesë edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Jeronim Bazo. Por ky i fundit teksa iu dha fjala për të raportuar mbi situatën e krijuar nga shembja e një ure në Vlorë që ka izoluar një komunitet të tërë, u duk të mos kishte dijeni dhe Rama ia preu fjalën duke lënë të fliste ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Edi Rama: Ndërkohë kemi pasur një shqetësim nga banorët e lumit të Vlorës për shembjen e një ure. Kemi komunikuar me ministren mbrëmë vonë natën, pasi morëm dhe gjithë informacionin nga terreni. Gjeneral nëse mund të thoni dy fjalë për operacionin por edhe konkretisht pasi aty bëhet fjalë për një shembje që ka izoluar një kominitet komplet.

Jeronim Bazo: Për sa i përket në përgjithësi situatës ne jemi në të njejtat parametra të gatishmërisë, të pranishëm në të gjithë territorin e vendit 24 orë

Po t’i adresohemi çështjes që ju sapo përmendët, ne do dërgojmë njerëzit që kemi aty pranë do i dërgojmë sapo të dalim nga kjo mbledhje që të bëjnë vlerësimin të ndërhyjmë me mundësitë tona.

Edi Rama: Duhet të korrigjoni informacionin se njerëzit ndërkohë janë nisur gjeneral, kështuqë po ja kaloj ministres fjalën për një përditësim me këtë cështje se kemi komunikuar me ministren mbrëmë vonë natën pasi morën edhe gjithë informacionin nga terreni./panorama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here