Kur gruaja juaj ngatërrohet nga pak me nënën tuaj, raporti me dy zonjat që i doni më së shumti mund të vështirësohet paksa.
Në fund të fundit, ato të dyja mundohen që t’ju bëjnë juve të lumtur. Pra, është puna juaj që ta menaxhoni këtë tërheqje luftarake.
Dhe shumë herë, kjo nënkupton, të konfrontoheni me nënën tuaj- në një mënyrë të butë natyrisht. Në vazhdim po ju paraqesim katër tema të prekshme. Ndiqni këshillat dhe jo vetëm që do ti plotësoni nevojat e gruas por do keni mundësi të mbeteni edhe djali i lazdruar i mamasë.
Rasti 1: pushimet familjare
Skenari: gruaja juaj dëshiron ti mbajë festat e fundvitit në shtëpinë tuaj këtë vit. Nëna juaj, papritmas insiston të vijë në mëngjes për të ju ndihmuar rreth përgatitjes së gjeldetit.
Mos thuani: “Nënë ne të dy e dimë se ti je kuzhiniere më e mirë se Tina, por lëre atë ta përgatisë”.
Në vend të saj, thuani: “Nënë, Tina është një kuzhiniere e mirë, po i vlerësojmë shumë edhe përgatitjet e tua, andaj sjelli të gjitha ti provojmë së bashku”.
Rasti 2: fëmijët tuaj
Skenari: ti dhe gruaja juaj punoni shumë për të ushqyer fëmijët në mënyrë të shëndetshme, por një ditë prej ditësh djali juaj kthehet nga shkolla me një çokollatë me qumësht dhe disa sheqerka tjera.
Mos thuani: “Nënë nëse dëshiron ti japësh tërë atë sheqer djalit, vetëm mos i trego Tinës”.
Kjo hap dyert për mashtrime dhe ju bën bashkëpunëtor. (gjithmonë duhet të jeni i sinqertë me partneren vetëm në rastet kur seksi është në rrezik).
Në vend të saj thuani: “nënë, kemi vendosur mos ta ushqejmë fëmijën me ushqime të pashëndetshme, ne mendojmë se kjo është gjëja më e mirë për të dhe nuk duam që ti të na kundërshtosh”.
Rasti 3: Kritika
Skenari: gruaja juaj është veshur për një dasmë të familjarit tuaj. Por nëna juaj, e shikon atë dhe i thotë: unë kurrë nuk kisha mundur ta veshi një fustan aq të shkurtë!
Mos thuani: gjëra të këqija, dhe pa ofendime!
Bëjani me dije nënës suaj se çdo kritikë, e hapur apo pasive nuk tolerohet aspak dhe se ndikon në ndjenjat tuaja.
Rasti 4: vizita të paparalajmëruara
Skenari: gruaja juaj ishte në udhëtim gjatë tërë javës dhe po kërkon që të arrijë sa më parë në shtëpi. Duke u kthyer në cepin e rrugës, nuk ka vend ku ta parkojë makinën e saj sepse, aty është e nënës sate…
Mos thuani: “hej nënë, Tinës nuk i pëlqen të vish pa paralajmërim”. Fajësimi i vë dy gratë kundër njëra-tjetrës.
Në vend të saj, thuani: “Nënë më pëlqen shumë ardhja jote mirëpo do të kishte qenë mirë të lajmëroheshe para nisjes”.