Si të forconi sistemin imunitar tek fëmijët

0
160
Sick little girl lying in the bed

Fëmija juaj sëmuret shpesh pasi sistemi i tij imunitar është i dobët dhe nuk është forcuar ende. Por ka mënyra sesi të forconi sistemin e tyre imunitar pa nevojën e antibiotikëve duke ndërhyrë në mënyrën sesi e ushqeni apo e vishni fëmijën tuaj.

Rregullat janë këto:
1. Nxitni regjimin e tyre ushqimor. Përveç qumështit shtoni mjaltin dhe drithërat integrale në menunë ditore të fëmijës suaj. Ideale do të ishte që në muajin e 6-të përveç qumështit të gjirit fëmija të ushehej përditë e më shumë me shumëllojshmëri ushqimesh.
2. Vendosini fëmijët tuaj të flenë me lëkurën e deleve. Leshi i kafshëve të ndryshme përfshirë dhe delen është i pasur me mikrobe të nevojshme për t’a bërë sistemin imunitar të fëmijës të mësohet të përballohet me alergjitë apo sëmundjet e ndryshme.
3. Kosi është i mirë për fëmijën. Konsumimi i kosit nga fëmijët është një tjetër mënyrë për të forcuar sistemin e tij imunitar.
4. Nxirrini fëmijët tuaj në diell. Fëmija juaj ka nevojë për vitaminën D dhe këtë mund t’a marrë nëse ju e nxirrni herë pas here në diell. Në oraret e mirëpërcaktuara dhe me krem mbrojtës
Si prind është përgjegjësia juaj t’a mësoni fëmijën tuaj të ushqehet në mënyrë që në të ardhmen ai mos të sëmuret. Një sistem i fortë imunitar parandalon shumë sëmundje të cilat mund të merren në fëmijëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here