Policia Bashkiake rrafshon biznesin me dokumente të rregullta, akuzat ndaj Veliajt për hakmarrje politike

1
161

Sulm i pabesë mbi pronën e qytetares Amarlida Çela dhe Shkëlqim Ziu tek “21 Dhjetori”. Kjo familje, pronare e “Bar Valentinos” kishte shumë vite që ushtronte aktivitetin sipas të gjitha ligjeve të shtetit. Ishin pagues të rregull taksash dhe tatimesh. Ashtu si të gjitha lokalet ngjitur me “Bar Valentinon”, edhe Shkëlqim Ziu bëri rikonstruksionin e lokalit dhe për këto ndryshime aplikoi sipas afateve dhe ligjeve për legalizimin e shtesës së re. Për të përballuar këto shpenzime, kjo familje mori kredi dhe nga shteti. Por, në mënyrë të befasishme pa asnjë lajmërim tek ky lokal edhe pse ishte me dokumenta të rregullta Policia Bashkiake dhe ajo e Ndërtimit ja shkatërruan pronën pa lënë as afatin që përcakton ligji. Diskriminimi i familjes Ziu kishte kohë që kishte nisur. Për shkak të angazhimit politik të Shkëlqimit në katër fushatat e PD, ai ishte vënë në shënjestër nga Erion Veliaj vetëm se nuk pranoi që në fushatë të ishte pro tij. Policia bashkiake dhe tatimorët e bashkisë i vunë atij një pagesë për hapësirën publike që ishte sa katër fishi i komshinjve të tij edhe pse ajo ishte sa gjysma e tyre si sipërfaqe. Edhe shkallët ja llogaritën ndryshe nga komshinjtë e tij. Një presion dhe një prepotencë e zyrtarëve të bashkisë. Por goditjen më të madhe kur ai u gjend para faktit të kthyer dhe lokali i tij edhe pse ishte kati i parë i një banese të ndërtuar në vitin 1960 nuk ekzistonte me. Familja u gjend nën udhëkryq financiar pasi s’ka me se të paguajë kreditë. Edhe pse trokiti në çdo derë të instancave shtetërore edhe pse lokali ishte me dokumenta të rregullta të vitit 1950 dhe shtesa e re në proces legalizimi përsëri ai u rrafshua. Ajo që e bën më të vështirë këtë problem është fakti se hordhitë e Erion Veliajt as denjuan ti shikonin dokumentat e Shkëlqim Ziut dhe të diskutonin me të. Në mënyrë arbitrare, ata ja shkatërruan gjithçka. Kjo familje është tani në udhëkryq për shkak të prepotencës shtetërore të arbitraritetit shtetëror ndaj një aktivisti të PD që thotë se asgjë s’do ndryshojë në bindjet e tij. Ajo që e shkatërron këtë familje është fakti se ata që janë ngjitur me të, edhe pse të kundraligjshëm s’u hyn gjë në këmbë ndërsa zonjës Çela i shkatërruan pronën.

Krimet e policisë bashkiake

Me të ardhur në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e shndërroi Policinë Bashkiake në një darë të fortë kundër qytetarëve hallexhinj, të cilët për bukën e gojës kanë hapur një lokal, dyqan apo tezgë mënjanë rrugës. Kjo polici, nuk heziton edhe sot e kësaj dite të grabisë e dhunojë edhe fshatarët, të cilët ngarkuar me 2-3 çanta kapin një cep rruge dhe shesin fruta perimet e bahçes vetëm për bukën e gojës. Sipas urdhrit të kryetarit, të gjithë duhet të formalizohen, ndaj edhe fshatarët e shkretë me ato pak gjëra duhet të ngulen në treg, ku domosdoshmërisht do të paguajnë dhe taksat për bashkinë. Ndërsa shitësit ambulantë, tashmë thuajse nuk ekzistojnë në kryeqytet, pasi prej disa muajsh Policia Bashkiak ndërmori një valë represive ndaj tyre, duke i “asgjësuar” një herë e përgjithmonë nga rrugët e kryeqytetit, pavarësisht se po përpiqeshin thjeshtë të hanin bukë në mënyrë të ndershme e pa i rënë në qafë as ligjit e as njeriut.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here