Australianët planifikonin të përdornin anije të vogla për t’iu bashkuar ISIS-it

Pesë burra të arrestuar në Australi kishin pasur për qëllim ta kalonin oqeanin duke përdorur anije të vogla të përshkimit, në mënyrë që t’iu bashkoheshin të ashtuquajturit Shtet Islamik (ISIS).

BBC shkruan se policia arrestoi këta burra përderisa ata ishin duke e rimorkuar anijen përmes pjesës veriore të shtetit Queensland.

Ndërkohë, njëri nga të arrestuarit është predikuesi famëkeq islamik, Musa Cerantonio, sipas “Australian Brodcasting Corp”.

Thuhet se ata po tentonin të mbërrinin në Indonezi nga Cape York para se ta gjenin ndonjë mënyrë për t’iu bashkuar ISIS-it.

“Pesë burra janë arrestuar dhe për momentin po ndihmojnë policinë në hetime,” tha një zëvendëse e policisë federale australiane.

Australianët planifikonin të përdornin anije të vogla për t’iu bashkuar ISIS-it

Sovraniteti i leshit ! Po të mos

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko