Hipertiroidizmi, shkaqet dhe kurimi

0
277

 

Hipertiroidizmi është një sëmundje që karakterizohet nga një reduktim i funksioneve të tiroides, e cila prodhon hormonet T3 dhe T4. Këto dy të fundit kanë një rol të rëndësishëm në organizëm. Në kushte patologjike, tiroidja bëhet e paaftë për të sintetizuar sasinë e hormoneve për të cilat organizmi ka nevojë.

Simptomat

Qelizat e trupit, në mungesë të hormoneve të mjaftueshme, fillojnë të ngadalësojnë proceset fiziologjike. Për pasojë, trupi lodhet më shpejt, njeriu ka një ndjenjë depresioni  dhe një ulje të lehtë të funksionit të kujtesës. Lëkura bëhet më e thatë, jashtëqitja vështirësohet dhe i ftohti durohet më pak.

Ndërsa në shtatzëni, ulja e niveli të këtyre hormoneve shoqërohet me rënie të flokëve dhe vështirësi në përqendrim.

Shkaqet

Shkaqet e hipertiroidizmit janë të shumta. Një prej tyre është ai i lindur, kur fëmijët lindin me tiroide të formuar pjesërisht. Por në raste të tjera, hipertiroidizmi mund të vijë nga sëmundjet autoimune si tiroiditi Hashmoto apo inflamacioni i gjëndrës. Ndikim mund të ketë edhe dëmtimi i hipofizës, konsumimi i disa ilaçeve si amiodaroni, interferoni alfa  dhe interleukina-2 apo edhe sasia e vogël e jodit.

Dieta

Për të parandaluar hipertiroidizmin, thelbësor është jodi. Pra duhen zgjedhur ushqime të pasura me sodium si peshku, algat e detit, molusqet dhe kripa e detit. Në kategorinë e ushqimeve të pasura me jod është edhe vaji i kokosit.

Ndërsa ushqimet që rrisin nevojën për jod, duke provokuar ndryshime në organizëm janë brokoli, lulelakra, farat e linos, meli, soja dhe lakra. Të gjitha këto ushqime duhen konsumuar në mënyrë të moderuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here