Fitorja e Donald Trump trondit Meksikën

0
156

Meksika ka pësuar tronditje të thellë pas fitores së Donald Trump, pas një fushate të ashpër përçarëse, duke ngritur mundësinë e përleshjeve të mëdha mbi tregtinë, emigracionin dhe të sigurinë.

Monedha peso pësoi rënien më të madhe në 22 vitet e fundit me frikën se Trump do mbajë premtimin e fushatës për të rishkruar një marrëveshje të tregtisë së lirë që ai thotë se është hartuar në favor të Meksikës. Investitorët shqetësohen për një luftë tregtare që mund ta cojë  ekonominë e Meksikës në recesion.

Kandidati republikan ka kërcënuar për deportimin e miliona emigrantëve pa dokumente, shumë prej të cilëve ai i përshkroi si përdhunues dhe drogmenë, si dhe ka premtuar se do të ndërtojë një mur masiv kufitar për të cilin thotë se duhet të paguajë Meksika.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here