A do i përsëritë të njëjtat fjalë Rama për Donald Trump tani që fitoi? (Video)

0
192

Edi Rama, kryeministri ynë do të çudiste jo pak kur u deklarua hapur kundër Donald Trump disa muaj më parë. I bindur se fitorja do të ishte e demokratëve, Rama do ta cilësonte Trampin si rrezik për SHBA-të. Po sot çfarë do të thotë Kryeministri ynë? A do ta urojë ai, Presidentin e ri të Amerikës për fitoren? A do të kenë pasoja këto deklarata në marrëdhëniet e SHBA-ve me Shqipërinë? Të gjitha këto mbeten ende ende të paqarta, ndersa risjellim ne vemendje deklaratat me ze dhe me figure te Ramës.

Deklaratat e Ramës kundër Trump

Edi Rama ne studion e Baton Haxhiut: Unë e kam thënë hapur atë që mendoj për Donald Trump dhe nuk e kam fare problem që ta përsëris, as në shqip dhe as në anglisht. Donald Trump është kërcënim për Amerikën dhe është kërcënim edhe për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Mos e dhëntë Zoti që amerikanët ta zgjedhin President sepse do të ishte një President që do ti bënte dëme të mëdha Amerikës dhe do ishte një kërcënim real për marrëdhëniet shqiptaro- amerikane.

Edi Rama ne studion e Mustafa Nanos: Unë flas për një gjë që e thonë edhe vetë amerikanët, nuk jam unë që e them. Në qoftë se bëhet President i Amerikës, është fatkeqësi e amerikanëve jo fatkeqësi e imja.

Edi Rama: Donald Trump është një biznesmen që vjen në fushatën amerikane pas një studimi të tregut dhe kërkon të ‘blejë’ të gjitha ato pjesë të kapitalit njerëzor që ka tregu me çdo çmim. Nëse duhet të thotë që të gjithë myslimanët janë terroristë, ai e thotë. Mirëpo kjo rrezikon të alienojë shumë njerëz që nuk u ka shkuar mendja në botë se mund të simpatizohen me terroristët. Njeriut nuk i bën përshtypje lëkura e vet nëse është e bardhë apo e zezë për sa kohë dikush tjetër nuk i thotë ‘lëkura jote është e zezë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here